Çelet sot në galerinë e artit FAB ekspozita virtuale PlayUK

Premte, 10 May 2019 14:02

British Council në bashkëpunim me Universitetin e Arteve, Fakultetin e Arteve të Bukura paraqet edicionin e ri të PlayUK. Galeria FAB do të jetë sot mikpritëse e një ekspozite të veçantë virtuale, ku ekspozimet nuk janë vetëm për t'u parë, por për të luajtur me to gjithashtu. Pas pothuajse dy viteve, kjo platformë e Ballkanit Perëndimor për promovimin e artit dixhital kthehet në Shqipëri me një format të ri. Sipas organizatorëve, edicioni i këtij viti do të sjellë së bashku profesionistë dhe dashamirës të interesuar në produktet dixhitale dhe artin dixhital, si dhe të gjithë ata që janë të interesuar për përvoja të reja, nëpërmjet kësaj shfaqjeje të PlayUK me realitetin virtual dhe video lojërave në Tiranë. “Në këtë edicion, ne do të ofrojmë mundësi të zhvillimit profesional për artistët, regjisorët, drejtorët e teatrit, muzikantët, sipërmarrësve dhe të tjerët për të përqafuar në praktikën e tyre të bashkëpunimit, gamification, dizajnin teorik dhe metodat transmedia si një mjet për të përshtatur qasjen e tyre për epokën e zhvillimeve të mediave virtuale”, shpjegohet mbi aktivitetin. Si çdoherë, PlayUK do ti sjellë zbavitje publikut të gjerë, 10-12 maji i është dedikuar shfaqjes interaktive, e cila do të paraqes video lojërat artistike më të reja nga Mbretëria e Bashkuar. Sipas organizatorëve publiku i të gjitha moshave do të ketë mundësinë të mësojë për to, ti provoj dhe të luaj falas. “Lojërat do të jenë të vendosura në formë të ekspozitës, kështu që edhe ata që nuk janë përgjithësisht të dhënë pas video-lojërave do të kenë mundësinë ti shijojnë. Bashkohuni me ne dhe meditoni në kopshtin virtual, provoni të mundni shokët në lojën Phaang! Testoni memorien duke përdorur realitetin virtual, e shumë të tjera”, shkruhet për ekspozitën që çelet sot në galerinë e artit FAB.

Ekspozita në galerinë FAB do të jetë nga data 10 deri më 12 maj, por gjatë këtyre ditëve studentët e arteve, artistët e rinj dhe profesionistët kreativë duke marrë pjesë në seminarin “Storyhack” të udhëhequr nga profesionistë nga Mbretëria e Bashkuar, do të kenë mundësinë të fitojnë aftësi të reja në realitetin virtual, tregimin e historive dhe video-lojëra. Kjo është po ashtu një mundësi unike për pjesëmarrësit që të fitojnë aftësi në rrjetet inovative dixhitale të cilat konsiderohen e ardhmja e artit dhe që tashmë janë duke e ri-modeluar ekonominë kreative në MB. Të ftuar në ditët e këtij aktiviteti janë dhe z. Simon Wilkinson dhe znj. Myra Appanah. Që nga fillimi i viteve 1990, Simon Wilkinson ka krijuar dhe kuruar përvoja dhe ngjarje intensive, megjithëse deri në mesin e viteve 2000 filloi të përdoret fjala “immersive” në lidhje me punën e tij. Në vitet 2000 ai krijoi eksperienca interaktive kinematike dhe deri në vitin 2010 po krijonte një realitet virtual dhe shumë shpejt filloi ndërtimin e universeve të transmetimit në shkallë të gjerë, duke kombinuar internetin, performancën, lojërat, audiovizualitetin, VR, AR, inteligjencën artificiale dhe përmbajtjen e drejtpërdrejtë të muzikës elektronike. Puna e tij e hershme VR u shpërnda nën emrin il pixel rosso dhe në 2011 ai krijoi CiRCA69, si një mjet për veprat e tij transmedia. Puna e tij është paraqitur në Tate Modern dhe në tre vitet e fundit koleksioni i tij më i fundit i instalimeve VR, të titulluar kolektivisht “Përderisa pjesa tjetër po flinte”, kanë gëzuar një turne botëror 25 kombësh nëpër gjashtë kontinente. Myra Appanah shqyrton tregimin në film, teatër, me teknologji dhe forma episodike. Komercialisht, ajo tregon histori për markat si Adidas, Lego dhe Guinness. Në mënyrë kreative, u thotë histori që janë të hapura për të gjithë. Si skenariste, producente dhe drejtore, ajo bën përvoja që i turbullojnë linjat mes realitetit dhe jorealitetit. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...