Gazmend Leka çel ekspozitën personale në Shkodër, prezantohen 43 vepra

Tuesday, 14 May 2019 11:32

Piktori Gazmend Leka ka çelur në galerinë e qytetit të Shkodrës ekspozitën e tij personale me 43 vepra në pikturë, që i takojnë pesë cikleve të punuar prej tij. Vepra nga ciklet “Black box”, “Lutja”, “Molla”, “Natura Morta” dhe “Totemi” janë prezantuar për publikun. Çdo sallë prezanton veprat e një cikli në pikturë, dhe piktori Gazmend Leka shprehet se janë të shoqëruara dhe me tekstin kuratorial. “Prezantoj piktura të viteve të fundit, të organizuara në cikle, pasi galeria e Shkodrës më ndihmon të ekspozohem në këtë mënyrë me 5 sallat e saja të mëdha dhe të mbajtura mirë nga përkujdesja e stafit. Çdo sallë, prezanton veprat e një cikli të veçantë. Ato janë të shoqëruara nga teksti kuratorial, ruajtur nga ekspozitat e çelura ndër vite në Tiranë”, shprehet piktori. Sipas tij përmes kësaj ekspozite ka dashur që publiku shkodran, të njihte sadopak  rrugën në të cilën ka kaluar këto vitet e fundit. Por ai thekson se është ndër ekspozitat më të mëdha, që ka bërë në aktivitetin e tij. “Cikli i vizatimeve “Black box” dhe cikli “Natura Morta” shfaqen pothuajse të plotë, pasi janë koleksion i familjes. Disa vepra nga cikli “Totemi”, janë ende të panjohura për publikun, pasi nuk i kam prezantuar as në Tiranë, në ekspozitat e përvitshme. Besoj se është një ndër ekspozitat më të mëdha që kam bërë në gjithë jetën time artistike. Shfaqem i plotë përpara publikut të kulturuar shkodran, përpara miqve dhe mbi të gjitha, përpara studentëve të mi shkodranë që kam përcjellë gjatë 30 viteve, në atelietë e Akademisë së Arteve”, tregon më tej piktori Gazmend Leka. I njohur dhe i vlerësuar me artin e tij ndër vite, piktori Gazmend Leka shprehet se për herë të parë ndodhet në Shkodër me një ekspozitë personale, me ftesë të galerisë së qytetit dhe me mbështetjen e Bashkisë së Shkdorës. “Drejtori i institucionit të rëndësishëm të kulturës, z. Fatmir Juka, disa muaj më parë bisedoi me mua dhe më ftoi të ekspozohesha, për ta futur ekspozitën në kalendarin vjetor të vitit 2019. Stafi i vogël i galerisë, u angazhua profesionalisht për të ma bërë më lehtë prezantimin, me vënien në dispozicion të të gjitha sallave, me ambalazhimin e veprës, transportin, ftesat, posterin etj. I përmend këto njëra pas tjetrës, pasi nuk është e zakonshme për galeritë e rretheve, të të japin këtë mbështetje”, tregon piktori.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...