Sot nata e parë të Eurovision-it

Tuesday, 14 May 2019 19:51

Sot do të mbahet nata e parë gjysmë finale e Eurovision. Përfaqësuesit e 17 shteteve do të ngjiten në skenë për të performuar dhe fituesja e vjetshme, Netta Barzilai do të performojë “Toy.” Gjithashtu, fituesja e vitit 1998, Dana International do të rikthehet për një segment të veçantë. Sigurohuni të jenë para ekranit sot, në orën 21:00.

Gjysmë finalja e e parë e Festivalit të 64 të Këngës Eurovision transmetohet nga European Broadcasting Union dhe korporata publike e transmetimit në Izrael, KAN. Spektakli do të ketë katër moderatorë: Bar Rafaeli, Erez Tal, Assi Azar dhe Lucy Ayoub.

Fituesja e edicionit të vjetshëm, Netta Barzilai do të hapë natën e parë me një version ndryshe të këngës fituese. Ajo do të performojë me të njëjtën veshje me të cilën fitoi vjet dhe do të shoqërohet nga një trupë balerinësh që me shumë mundësi do të ndezin atmosferën e sallës.

Nga 17 performuesit e mëposhtëm, 10 të parët me më shumë pikë kualifikohen për natën finale, e cila do të mbahet këtë të shtunë.

1. Qipro – Tamta me Replay
2. Mali i Zi – D mol me Heaven
3. Finlanda – Darude feat. Sebastian Rejman me Look Away
4. Polonia – Tulia me Fire of Love (Pali si)
5. Sllovenia – Zala Kralj & Gašper Šantl me Sebi
6. Republika Çeke – Lake Malawi me Friend Of A Friend
7. Hungaria – Joci Pápa me Az Én Apám
8. Bjellorusia – ZENA me Like It
9. Serbia – Nevene Boovi me Kruna
10. Belgjika – Eliot me Wake Up
11. Gjeorgjia – Oto Nemsadze me Keep On Going
12. Australia – Kate Miller-Heidke me Zero Gravity
13. Islanda – Hatari me Hatrið mun sigra
14. Estonia – Victor Crone me Storm
15. Portugalia – Conan Osiris me Telemóveis
16. Greqia – Katerine Duska me Better Love
17. San Marino – Serhat me Say Na Na Na

Ju mund të votoni të preferuarin tuaj në momentin që moderatorët njoftojnë hapjen e votimeve. Dje, gjatë provave, juritë ndërkombëtare votuan të preferuarit e tyre. Vota e jurisë përbën 50% të rezultatit të sotëm.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...