Nata e parë gjysmëfinale e Eurovision, ja shtetet që u kualifikuan

E mërkurë, 15 May 2019 11:40

Është mbajtur nata e parë gjysmëfinale e Eurovision.

Konkursi u zhvilluan në Tel Aviv në Izrael mbrëmjen e së martës, 10 vende janë kualifikuar për në finalen e madhe që do mbahet të shtunën, më 18 maj më Expo Tel Aviv.

Ishin 17 shtete që morën pjesë në gjysmëfinalen e parë, si Franca, Spanja dhe Izraeli që mund të votonin në konkurs. 10 finalistët do marrin pjesë në finalen e madhe së bashku me 10 vendet që do kualifikohen në gjysmëfinalen e dytë këtë të enjte dhe 6 vendet e  parakualifikuara, "Big Five" dhe vendin pritës Izraelin. 

Shqipëria përfaqësohet këtë vit nga Jonida Maliqi, e cila do performojë nesër në natën e dytë të festivalit me këngën "Ktheju Tokës". Këngëtarja shqiptare ishte mbrëmë në tapetin portokalli dhe shkëlqeu me një fustan të gjatë blu. Nga 41 vende që konkurrojnë, vetëm 26 do arrijnë të shkojnë në finalen e madhe të së shtunës që mbahet më 18 maj.

Kujtojmë se juria shqiptare përbëhet nga Anxhela Peristeri, Eranda Libohova, Dilan Reka, Julka Gramo dhe Gent Rushi.

Rezultati përfundimtar përcaktohet përmes një kombinimi të votave të jurisë dhe televotave.

Vendet që u kualifikuan në gjysmëfinalen e parë:

  • Greece - Katerine Duska me Better Love
  • Belarus - ZENA me Like It
  • Serbia - Nevene Božović me Kruna
  • Cyprus - Tamta me Replay
  • Estonia - Victor Crone me Storm
  • Czech Republic - Lake Malawi me Friend Of A Friend
  • Australia - Kate Miller-Heidke me Zero Gravity
  • Iceland - Hatari me Hatrið mun sigra
  • San Marino - Serhat me Say Na Na Na
  • Slovenia - Zala Kralj & Gašper Šantl me Sebi

Vendet që u skualifikuan në gjysmëfinalen e parë:

  • Belgium
  • Finland
  • Georgia
  • Hungary
  • Montenegro
  • Poland
  • Portugal
Modifikuar më E mërkurë, 15 May 2019 11:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...