Vangjel Gjikondi: Kështu siç funksionon GKA më mirë le të mbyllet fare!

Saturday, 25 May 2019 09:55

Piktori Vangjel Gjikondi shprehet se sot është një gjendje ku për piktorët nga Shqipëria është treguar se nuk ka pasur hapësira për të ekspozuar veprat e tyre. Galeria Kombëtare e Arteve nuk po funksion dhe përgjegjësia sipas tij shkon dhe te Ministria e Kulturës, që ka në varësi këtë institucion.  Sipas piktorit do të ishte gjë e bukur nëse Galeria Kombëtare e Arteve dhe Ministria e Kulturës do të kishin në vëmendje, që të organizonin ekspozita kombëtare me tematika të ndryshme, gjë e cila deri tani ka munguar.

“Për mua si piktor Galeria Kombëtare e Arteve ka kohë që nuk funksionon. Ka qenë dikur periudha e Abaz Hados që bënte ekspozita të bukura, por dhe Artan Shabani kur ishte, ka bërë ekspozita të ndryshme. Por tani është bllokuar çdo gjë aty. Aty kanë ardhur artistë nga Kosova apo dhe disa të huaj. Unë vetë nuk kam parë aktivitete në atë institucion. Nuk është një gjendje normale Galeria Kombëtare e Arteve sot, por është anormale. Derisa ne e shikojmë si Galeria Kombëtare e Arteve duhet të ketë aktivitete shumë më tepër se sa tani.

Drejtori Shkololli ka dhe një emër që unë nuk po e mësoj dot. Unë vetë e njoh vetëm nga fotot. Unë nuk di të dalë ai të flasë për çfarë po ndodh në GKA. Nuk ka aktivitete, nuk dihet se çfarë do të ndodhë aty. Por ne mund ta kritikojmë, por nuk është vetëm ai fajtori për çfarë po ndodh në Galerinë Kombëtare të Arteve. Fajtori është Ministria e Kulturës, sepse ajo e ka në varësi atë institucion. Faji nis që lart te ministria pastaj vjen te GKA.

Por çfarë të themi me këtë situatë, më mirë le të mbyllet fare Galeria Kombëtare e Arteve. Madje unë këtë parandjenjë kam se mos e mbyllin fare, ndaj nuk po bëhen aktivitete, ndaj është ftohur çdo gjë, nuk interesohen për asgjë, nuk interesohen për projekte. Unë mendoj se mund të lind ideja që GKA mund të prishet si godinë. Mund të jetë si problemi i teatrit. Por këtu nuk ka mbrojtës si aktorët atje, sepse piktorët janë jashtë institucionit dhe e kanë më të lehtë për t’u prishur GKA. Por uroj mos të bëhet. Është gjë e bukur nëse do të kishim aktivitete të organizuara nga Galeria Kombëtare e Arteve dhe Ministria e Kulturës. Dikur ka pasur konkurse, ekspozita, piktorët futeshin në aktivitete dhe krijohej një mënyrë kush duhej të bënte gjëra të bukura. Ai që ta fitojë ta fitojë, por nuk bëhen më gjëra të tilla. Ministria e Kulturës unë nuk e di se çfarë bën për GKA. Po vijon kjo situatë ne flasim asgjë nuk ndryshon”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...