Festivali në Lushnje, më i miri grupi folklorik i Kolonjës

E mërkurë, 29 May 2019 12:16

Festivali Folklorik Tipologjik Kombëtar i Valles Popullore Burimore zhvilloi edicionin e dhjetë në qytetin e Lushnjes. Në këtë edicion morën pjesë tetë grupe konkurruese, ndërsa tre grupe të tjera përshëndetën. Festivali i këtij viti solli në skenë mbi 200 artistë popullorë. Aktiviteti u organizua nga bashkia Lushnje në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Veprimtarive Folklorike. Çmimin e parë në këtë aktivitet e fitoi grupi i Kolonjës, në Ersekë; çmimin e dytë e mori grupi i qendrës kulturore, Dibër, ndërsa çmimin e tretë ansambli “Dropulli”, Qarku Gjirokastër. Gjithashtu juria vlerësoi dhe individë të ndryshëm me çmimin e karrierës, valltarja më e mirë, valltari më i mirë, etj. Çmimet u shpallën nga kryetari i jurisë prof. dr. Agron Xhangolli. Tipar pozitiv i këtij festivali ishte gërshetimi i moshave të artistëve popullorë dhe larmia e kostumeve popullore. Grupet pjesëmarrëse paraqitën në skenë sipas kritereve artistike të hartuara nga Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike, dhe pasi janë këshilluar në terren nga komisioni përzgjedhës. Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike (QKVF) me veprimtarinë e saj punon për evidentimin, mbrojtjen, popullarizimin dhe promovimin e trashëgimisë jomateriale. Organizon seminare, tryeza të rrumbullakëta, takime pune në marrëveshje me institucione të tjera kulturore-artistike, shoqata kulturore si dhe grupe private që merren me artin dhe kultivimin e trashëgimisë jomateriale. Njëkohësisht QKVF organizon botime të ndryshme etnomuzikore, koreografike, ilustrative të kulturës jomateriale dhe organizon veprimtari kushtuar figurave të shquara të kulturës popullore shqiptare e studiuesve dhe mbledhësve të folklorit, interpretuesve të melodive, këngëve dhe valleve popullore, mjeshtrave të artizanatit etj. Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike është i vetmi institucion shtetëror i specializuar në realizimin e Festivaleve Folklorike Tipologjike Kombëtare dhe në Festivalin Folklorik Kombëtar të Gjirokastrës. Qendra Kombëtare e Veprimtarive Folklorike është institucion shtetëror qendror, i specializuar, në varësi të Ministrisë së Kulturës. Ky institucion e trajton trashëgiminë jomateriale shpirtërore folklorike si pasuri kombëtare që ruhet e zhvillohet në trojet shqiptare, por edhe jashtë kufijve shtetërorë si Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi, Greqi e Diasporë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...