Robert Budina, në festivalin e Rumanisë me “Streha mes reve”

E Enjte, 30 May 2019 12:40

Filmi "Streha mes reve" me skenar dhe regji nga Robert Budina, në garën zyrtare të çmimit Fipresci në TIFF Cluj Rumani. Në Festivalin Ndërkombëtar të Transilvanisë në Cluj të Rumanisë filmi do të shfaqet në datën 3 qershor në Sapientia University dhe në Cinema Arta më 4 qershor. Pas premierës botërore në konkurrimin zyrtar të Festivalit të Filmit Tallin Black Nights, në Estoni, filmi “Streha mes reve” po vijon rrugën e tij në festivale. Regjisori Robert Budina tregon se TIFF Cluj Rumani është gjithashtu i rëndësishëm dhe futet në festivalet A plus. Në filmin “Streha mes reve”, interpreton aktori me famë ndërkombëtare, Arben Bajraktaraj (i njohur për Taken, Harry Potter dhe Deathly Hallows) në rolin kryesor, atë të Besnikut. Në role përmendim dhe aktorët Esela Pysqyli, Irena Cahani, Bruno Shllaku, Osman Ahmeti etj. Më herët regjisori Budina është shprehur se ka dashur më “Streha mes reve” të bënte një film personal, intim, subjektiv mbi raportet e individit me komunitetin, familjen, fenë, dashurinë, zotin dhe natyrën. Filmi rrëfen, historinë e Besnikut një bariu, besimtar i devotshëm mysliman, i cili zbulon që xhamia e vjetër e fshatit të vogël ku ai jeton, në Veri të Shqipërisë mes Alpesh, ka qenë dikur kishë. Ky zbulim hap debate të zjarrta në komunitetet e ndryshme fetare që jetojnë aty. Besniku është pjesë e një familjeje anëtarët e së cilës kanë besime të ndryshme dhe bashkëjetojnë në paqe me njëri tjetrin, deri ditën që Fadili babai ish komunist i familjes vdes, dhe atyre u duhet të ndajnë shtëpinë e vjetër në fshat mes tyre. Këtë vendim e bën të vështirë, amaneti që babai ish komunist ka lënë. Në të ri të tij, Besniku ra në dashuri me një vajzë nga një familje e persekutuar dhe Fadili duke qenë komunist i thekur nuk e lejoi të birin të realizonte ëndrrën e tij. Kjo i shkaktoi Besnikut një traumë që koha nuk e shëroi. Fadili e vuajti gjithë jetën kompleksin për traumën që i shkaktoi të birit, të cilën u përpoq ta shlyente me amanetin që la në fund të jetës. Amaneti i babait, do t’ia vështirësojë Besnikut përpjekjen për të mbajtur së bashku familjen dhe komunitetet me besime të ndryshme fetare në fshat, dhe do ta bëjë të marrë një vendim të rëndësishëm për jetën e tij.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...