"Albanian Pop Rock Duets", Tirana gati për repertorin e artë muzikor

Premte, 31 May 2019 12:39

"Albanian Pop Rock Duets" do vijë mbrëmjen e 2 qershorit në Amfiteatrin e Tiranës. Një festë e magjishme ku do rikthehet këngët deri në fund të viteve 1999.

Orgesa Zaimi, Gerta Mahmutaj dhe Mateos Frroku do këndojë duetet më të famshme që kanë ngelur në mendjet dhe zemrat e publikut shqiptarë të këngëtarëve të tjerë në organizimin e Kozeta Kurtit.

Kozeta Kurti: "Këngët janë deri në fund të viteve 1999 për të ruajtur një periudhë historike. Vitet ishin kryesore. Një pjesë e tyre janë hite të njohura dhe ka edhe këngë që kam ngulur këmbë që të dëgjohen. E bëra këtë si spektatore dhe admiruese e muzikës. Jam e fiksuar edhe pas teksteve. Këngët janë përzgjedhur në bazë të teksteve."

Orgesa Zaimi, e ftuar në emisionin Tempora në RTV Ora, tha se muzika e lehtë duhet ruajtur ndër breza.

Ogesa Zaimi: "Është diçka e bukur. Duhet ti ruajmë dhe kultivojmë këngët. Muzika e lehtë shqiptare duhet ruajtur si një trashëgimi ndër breza. Janë këngë të pavdekshme. Do këndoj me Mateus këngën 'Çel si gonxhe dashurie'. Çdo gjë do të jetë live."

Mateus rrëfeu edhe disa detaje nga koncerti.

Mateus Frroku: "Do këndojmë pa tekste fare. Kur është publikuar kjo këngë nuk kam pas lindur. Nuk na lejohet të themi batutën: Hajde këndojmë të gjithë bashkë. Po punojmë me gjithë energji për të sjellë në Amfiteatër një festë të bukur. Sa bukur tingëllojnë këngët shqiptare edhe ne 2019, mjafton të dini si ti sillni bukur."

Ndërsa Gerta Mahmutaj do këndojë dy këngë së bashku me vëllain, Klejtin.

Gerta Mahmutaj: "Do këndoj dy këngë, së bashku me vëllain tim Klejtin. Njëra prej këngëve është 'Sagapo të dua" dhe tjera është "Era përcjell fjalën të dua" e Anita Bitrit."

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...