Me lot në sy, kolegët i japin lamtumirën Muhamet Likës

Premte, 31 May 2019 12:53

Parodistët që kanë punuar përkrah tij nuk kanë mundur dot ta përballojnë humbjen e mikut të tyre. Tanimë nuk do të ketë më një katërshe të pandarë! “Është shumë e trishtë. Nuk mund të flas”- është shprehur Agron Hamo për Report Tv teksa mundohet t’i japë forcë dhe kurajë kolegut tjetër të tij, Afrim Agalliu.

Muhamet Lika kishte prej kohësh probleme kardiake dhe prandaj ishte detyruar të largohej nga skena. Së fundmi, aktori i ishte nënshtruar edhe disa ndërhyrjeve kirurgjikale, por fatkeqësisht nuk ia doli dot të fitonte betejën me vdekjen. Parodisti i dashur nga të gjithë ndërroi jetë ditën e djeshme në Itali.

“Meti” ka qenë pjesë e “Parodistëve të Vlorës” që prej vitit 1978. Për dekada me radhë, ai ka qenë pjesë e pandarë e shtëpive të shqiptarëve me humorin e hollë me muzikën. Ai numëron qindra role, si dhe mban shumë tituj dhe çmime për artin që ka transmetuar tek njerëzit. Muhameti është vlerësuar së fundmi nga Presidenti i Republikës me titullin “Mjeshtër i madh”. Ai la pas bashkëshorten dhe dy fëmijë.

1559297168_nelot2.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...