Teatrit “Aleksandër Moisiu” festoi 85-vjetorin e lindjes së aktorit Lutfi Hoxha

Diel, 02 June 2019 10:49

Aktori i shquar i teatrit “Aleksandër Moisiu”, Lutfi Hoxha, “Mjeshtër i Madh” ka festuar dje 85-vjetorin e tij të lindjes, në një amosferë të ngrohtë, festive mes kolegëve, bashkëqytetarëve, shokëve dhe familjarëve të tij. Ceremonia festive u organizua në një nga sallat e këtij teatri, ku aktori kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij në përjeëtsdimin e dhjetra personazxheve që u dha jetë, e u fali emocione të pafundme. Nën drjetimin e shokut, kolegut dhe mjtërit të shquar Haxhi Rama, kolegët e tij më të rinj, kryesisht brezi i dytë i aktorëve,  uruan nga zmera jetë të gjatë aktorit dhe “pedagogut” të tyre, duke i shprehur njëkohësisht falenderime dhe mirënjohje.Emocionuese dhe plot humor e elegancë ishin fjalët e “Nderit të kombit”, Gjergj Vlashi, i cili zbuloi talentin e Lutit, në fillim të viteve 50-të, kur ai ishte pjesë e Portit Detar. Më pas përshëndetën dhe uruan edhe kolegët Xhelal Tafaj, Aishe Stari, Roland Koça, Muharrem Hoxha, Eli Tirana, Hysen Bashhysa, etj. Mbrëmja erdhi si një gërshetim mes përshëndetjeve dhe fjalëve të zemër së kolegëve me muzikën dhe tingujt që i shuaruan artistët e nderuar. Me këtë rast u promovua edhe albumi me krijimtairnë e tij ndër vite, përgatitur nga Flori Slatina, album ku përmblidhet jeta dhe veprimtaria artistike e aktorit Lutfi Hoxha, një veprimtari 60 e ca vjeçare, duke nisur nga viti i largët 1953, kur djaloshi i ri me pantallona të shkurtëra do të zbriste për herë të parë në skenë, si një nga themeluesit e këtij teatri, duke pasuar gjithë karrierën e tij të suksesshme në teatër e kinematografi. Janë mbi 100 role nga dramaturgjia jonë kombëtare dhe ajo e huaj që e kanë bërë L.Hoxhën të mbetet në mendjen dhe zemrat spektatorit durrsak e jo vetëm. Janë aty, njëri pas tjetrit imazhet e personazheve të vërtetë, karizmatikë, që zunë vend e që përcollën emociane pa fund tek bashëkoqytrerët e tij. I merituar dhe me vlera është edhe kontributi i tij në filmin shqiptar, ku ka realizuar 20 role, nga “Detyrë e posaçe” në 1963 deri në filmin “Kthimi në shtëpi” në 2017.

Për kontriuntin e tij të gjatë e të suksesshëm në teatër e kinematograsfia aktori i mirënjohur Lutfi Hoxha është vlerërsuar me mjaft çmime, urdhra e tituj të ndryshëm. Mban titullin “Artist i merituar” dhe “Mjeshtër i Madh”. Lutfi Hoxha u lind më 1 qershor 1934.

album.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...