Karnavalet e Korçës, festivali ndërkombëtar nisi të shtunën

Diel, 09 June 2019 10:54

Korça ka çelur sezonin turistik me festivalin ndërkombëtar të karnavaleve. Për të 12 vit radhazi grupe nga Shqipëria, Rumania, Bosnje Hercegovina, Maqedonia e Veriut dhe Argjentina janë bërë pjesë e këtij festivali duke sjellë performacat e tyre dhe veshjet shumë ngjyrëshe në qendër të Korçës për të vazhduar performancat në pazarin e vjetër të Korçës.

Në sheshin qendror të pazarit janë mbledhur qindra qytetarë e turistë, duke krijuar një atmosferë fantastike në qytetin që ofron turizëm në çdo stinë. “Jemi për herë të parë këtu. Vijmë nga një qytet i vogël i Bosnjë Hercegovinës dhe përfaqësohemi me grupin tonë në këtë festival. Është një atmosferë fantastike dhe është diçka shumë pozitive për traditën e karnavaleve”, thotë  një prej pjesëmarrësve.

Për të 12 vit radhazi grupe nga Shqipëria dhe jo vetëm sollën performancat e tyre dhe fabulat e përzgjedhura në Korçë. Karnavalet në Korçë kanë filluar të festohen para vitit 1940. Pas ndërprerjes në vitet ‘60 sërish Korça është qyteti i parë që rizgjoi këtë traditë që nga viti 1992, duke e kthyer madje edhe në manifestim ndërkombëtar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...