Pullumb Agalliu, në Prishtinë me premierën “O moj Shqipëri”

E mërkurë, 12 June 2019 13:47

Baleti Kombëtar i Kosovës, me rastin e 20 vjetorit të çlirimit të Kosovës solli në skenë premierën “O moj Shqipëri”, nën koreografinë e Pullumb Agalliut. Me një aktivitet të vlerësuar me baletin në skena të ndryshme këtë herë koreografi i njohur nga Shqipëria solli premierën me trupën e baletit të Kosovës në Teatrit Kombëtar në Prishtinë. Premiera sipas koreografit të njohur Agalliu është ndarë në tri pjesë. “Pjesa e parë është Shqipëria e lumtur, pjesa e mesme është Shqipëria gjithmonë na kanë copëtuar dhe pjesa e tretë është çlirimi, formimi i dal nga gjiri i popullit, Ushtrisë Çlirimtare dhe pjesa që është si mbyllje, ndihma që na ka dhënë NATO në çlirimin e plotë”, është shprehur më herët koreografi i njohur Pullumb Agalliu. Sipas tij, trupa e baletit e ka treguar disa herë që me talentin dhe mundin di të jap shfaqje dinjitoze. E tillë ishte dhe shfaqja e radhës në skenën e Teatrit Kombëtar të Kosovës, që erdhi nën titullin “O moj Shqipëri”. Nuk është hera e parë që koreografi Agalliu sjell në skenë shfaqje me trupën e baletit në Kosovë, por prej vitesh aktiviteti i tij artistik zhvillohet në Azerbajxhan. Koreografi kryesor i teatrit Akademik të Operës dhe Baletit në Baku të Azerbajxhanit, si dhe pedagog i Akademisë Koreografike, Pullumb Agalliu ka marrë shumë vlerësime në këtë vend për punën e tij. Në skenën e Azerbajxhanit ka vënë vepra të ndryshme, të cilat janë mirëpritur nga publiku dhe po aq me rëndësi është dhe puna me studentët. Në prill të vitit 2016 koreografi Pullumb Agalliu erdhi në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit në Tiranë pas 20 vitesh me një vepër baleti. Ishte vepra “Netët Arabe”, që u interpretua nga trupa e baletit të Kosovës, e cila rrëmbeu këtë herë duartrokitjet në Tiranë. Atë kohë koreografi Agalliu u shpreh se e gjithë atmosfera se si u përcoll kjo shfaqje baleti i dhuroi shumë kënaqësi. “Kjo vepër i përshtatet dhe vendit tonë, ka muzikë orientale që është shkruar nga një kompozitor i njohur rus Fikiret Amirov. Kjo vepër shfaqet në 30 vende të botës, por unë vetë e kam specifikuar për trupën e Kosovës. E falënderoj gjithë publikun që erdhi dhe e ndoqi këtë vepër në TOB. Emocione, por ishte një kënaqësi e madhe pas kaq vitesh, që kisha munguar”, pohoi Agalliu.

bal1.jpg

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...