6 kompozitorë, moncerti me muzikë moderne me veprat e tyre

E Enjte, 13 June 2019 11:54

Koncerti i Muzikës Moderne solli në skenën e arteve veprat muzikore të gjashtë autorëve. Pjesa më e madhe e veprave ishte premierë, por dhe të shkruara ndër vite u luajtën në skenën e Universitetit të Arteve nga 14 instrumentistë. Koncerti bëri bashkë krijues të muzikës, që këtë herë prezantuan veprat e tyre të muzikës moderne. Një koncert që ka shumë rëndësi kur dihen dhe problemet që po kalojnë autorët shqiptarë për krijimtarinë muzikore në vendin tonë. Në koncert u luajtën veprat e autorëve Ajet Çekiçi, Alban Dhamo, Enis Mullaj, Eriona Rushiti, Hamit Skilja dhe Kris Sopiqoti. Kompozitorja e njohur njëkohësisht dhe pedagoge e Fakultetit të Muzikës Eriona Rushiti shprehet se ky është një koncert, që ka nisur të zhvillohet prej disa vitesh. Koncerti i Muzikës Moderne sipas saj erdhi si një iniciativë e vetë autorëve. “Muzikë moderne është ajo kontemporane, muzikë e ditëve tona. Në këtë koncert janë dhe kompozitorë që janë të rinj. Ky është një koncert, që zhvillohet vit për vit nga vetë ne si autorë, pa ndihmën e asnjë institucioni dhe paguajmë vetë dhe instrumentistët. Pra është një iniciativë e jona thjesht për të mbajtur jetën artistike gjallë, që nuk duhet të jetë kështu”, shprehet mes të tjerave kompozitorja Eriona Rushiti. Autorët e rinj që janë pjesë e koncertit me veprat e tyre sipas kompozitores dhe pedagoges së arteve Eriona Rushiti kanë dalë nga klasat e profesorëve të Fakultetit të Muzikës. “Ata autorë që janë të rinj dhe marrin pjesë me veprat e tyre në këtë koncert ky është një brez, që nuk ka shumë kohë që ka mbaruar shkollën dhe ka kanë dalë nga klasat e profesor Aleksandër Peçit, Nestor Kraja, etj, është brezi i klasave ku është bërë përgjithësisht kompozicioni, ku ndryshoi dhënia e mësimit dhe u shndërrua kjo në klasa atelie dhe kjo është e reja. Njëri ka kuartet, një ka trio, unë kam solo piano dhe veprën time do ta luajë Milena Nikolla pianiste dhe pedagoge”, tregon kompozitorja Eriona Rushiti. Në skenë veprat u interpretuan nga artistët Fatjon Memaj, Era Canaj, Alessia Sadiku, Blerina Durmishaj, Igert Zeqiri, Gysi Teqja, Marsiona Bardhi, Fatos Bardulla, Blerina Foto, Ilir Kodhima, Milena Nikolla, Rubina Repa, Emi Murxhini dhe Enio Belegu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...