Qëndrim Rijani sjell në skenën e teatrit dramën “Xhelatët”, me ngjarjet e viteve 1965

Tuesday, 18 June 2019 14:23

Drama “Xhelatët” shkruar nga autori Martin McDonagh është projekti më i fundit për ta realizuar në skenën e teatrit regjisori Qëndrim Rijani. Në skenat e teatrit tonë si regjisor Qëndrim Rijani ka sjellë vepra teatrore të ndryshme, duke pasur kështu bashkëpunime me disa teatro. Këtë herë “Xhelatët” produksion i Teatrit Kombëtar do të vijë në skenë te “arTurbina” me regji nga Qëndrim Rijani. Regjisori këto ditë vere po i kalon në prova me aktorët për të realizuar këtë premierë. Në role janë zgjedhur aktorë të njohur të teatrit por nuk kanë munguar dhe audcionet. Në dramën që sipas regjisorit ka rreth 15 personazhe në skenë “Xhelatët” janë në role aktorët si Lulzim Zeqja, Fliorian Agalliu, Arben Derhemi dhe të tjerë artistë të njohur. Regjisori Qëndrim Rijani shprehet se vepra teatrore “Xhelatët”, që është me përkthim në shqip nga Artur Lena është nga më të njohurat dhe me vlerësime në skena të teatrove të ndryshëm. Sipas regjisorit Rijani është një vepër edhe tepër aktuale në raport me atë që trajton në ngjarjet e saj. ““Xhelatët” është një vepër, që përveç faktit që ka rrëmbyer çmime dhe është një vepër shumë e re, e cila shumë shpejt po bëhet pjesë e teatrove më të mira të botës. Është edhe tepër aktuale, në raport me temën që trajton. Gjithashtu  një ndër motivet është edhe lloji i teatrit që ofron si vepër”, shprehet mes të tjerave regjisori Qëndrim Rijani që kot ditë po vijon punën te “arTurbina” për këtë shfaqje teatrore që do të vijë premierë në skenë për publikun. Skenografe dhe kostumografe në vepër është Berina Kokona dhe kompozitor është Fatos Lumani.

Veprat e autorit Martin McDonagh janë shfaqur dhe më parë në skenat e teatrit tonë, duke sjellë në role aktorë të ndryshëm. Por sa i takon dramës “Xhelatët” ajo është shkruar këto vitet e fundit dhe në vetvete sipas regjisorit Qëndrim Rijani përmban dhe një aktualitet me vendin tonë vite më parë në kohën e komunizmit. “Vepra teatrore “Xhelatët” trajton temën e dënimit me varje. Përralla zhvillohet në Anglinë e viteve 1965. Temë, e cila përkon me ndodhitë e po të njëjtave vite në Shqipëri”, tregon regjisori. Në skenë regjisori ka zgjedhur aktorë të njohur, por për rolin e Shirlit në teatër janë zhvilluar edhe audicione. “Audicione kam zhvilluar vetëm për rolin e Shirlit. Rol i një vajze 15 vjeçare. Audicioni më ka lënë vërtetë një shije shumë shpresëdhënëse për morinë vajzave dhe aktoreve të reja, që po dalin në tregun tonë të teatrit. Ndërsa aktorët tjerë të veprës janë aktorë të teatrit dhe disa të jashtëm. Aktorë, të cilët unë i kam parë në role të ndryshme në vitet e fundit”, tregon më tej regjisori Qëndrim Rijani. Regjisori Qëndrim Rijani është mjaft aktiv në skenën e teatrit brenda Shqipërisë, por dhe jashtë saj. Në aktivitetin e tij me teatrin ai është vlerësuar me çmime të ndryshme në festivale. Në Tiranë dy vite më parë ai solli në skenën e teatrit Metropol shfaqjen “39 hapat”. Më parë pati sjell për publikun veprën “Gënjeshtër pas gënjeshtre” shkruar nga Anthony Neilson në skenën e Teatrit Kombëtar Eksperimental “Kujtim Spahivogli”. Me dramën e autorit Federiko Garsia Lorka, “Shtëpia e Bernarda Albes” Qëndrim Rijani u prezantua para artdashësve korçarë, duke vijuar sërish bashkëpunimin me këtë teatër pas veprës “Doktor Shuster”. Ndërsa sa është aktiv në skenat brenda Shqipërisë, dhe në skena të tjera në Maqedoni regjisori me veprat që ka sjellë në teatër ka qenë pjesë e jetës artistike dhe vlerësimeve të saj.

 Nga Julia Vrapi

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...