Filmi “Shpia e Agës” hap garën në festivalin Karlovy Vary

Diel, 30 June 2019 17:30

Filmi “Shpia e Agës” me skenar dhe regji nga Lendita Zeqirajt u shfaq premierë në Karlovy Vary. “Shpia e Agës” hapi konkurrencën e “East of the West” në festivalin ndërkombëtar të Karlovi Varit (Karlovy Vary) të Çekisë. Qendra Kinematografike e Kosovës shkruan se filmi u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku në një premierë të rëndësishme dhe domethënëse. Filmi tregon për Agën (Arti Lokaj) 9 vjeçar i rritur me nënën e tij në një shtëpi jashtë qytetit. Ai mëson serbisht nga Zdenka, një grua e nacionalitetit tjetër, në mënyrë që të gjejë babain e tij për të cilin mendon se është në burg në Serbi. Hapja e konkurrencës “East of the West” në Karlovi Vari (Karlovy Vary) me filmin e Lenditës është momenti më i rëndësishëm i radhës për filmin. “Shpia e Agës” ka për producent Bujar Kabashin. Rolet i luajnë aktorët nga Kosova dhe Shqipëria. Në role përmendim aktorët Arti Lokaj, Rozafa Çelaj, Adriana Matoshi, Shengyl Ismaili, Melihate Qena, Basri Lushtaku, Rebeka Qena, Molikë Maxhuni, Egla Ceno etj. Me rastin e bërjes publike të lajmit për hapjen e Karlovi Varit me filmin “Shpia e Agës”, më herët skenaristja dhe regjisorja e filmit Lendita Zeqiraj u shpreh se ishte e nderuar, që filmi i saj do të hap këtë program të konkurrencës ndërkombëtare të festivalit në Çeki. Në reagimin e saj mes të tjerave regjisorja po ashtu është shprehur se filmi do të shihet nga shumë njerëz dhe do të flasë me botën, sepse tashëm udhëtimi i tij ka filluar. “Realizimi i këtij filmi nuk ka qenë fare i lehtë, na është dashtë shumë kohë, përpjekje e sakrifica. Ishte shumë sfiduese por njëherësh edhe përvojë e mrekullueshme. Jam shumë e lumtur, që udhëtimi i tij po fillon. Filmi do të shihet nga shumë njerëz dhe do të flasë me botën. Për mua kjo është ajo që më bën të ndjehem tani e shpërblyer”, pohon regjisorja. Filmi “Shpia e Agës” është bashkëprodhim në mes Kosovës, Kroacisë, Francës dhe Shqipërisë me shtëpitë prodhuese N’ART FILMS mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës, bashkëprodhuesit WOOF FILMS nga Kroacia; Sacrebleu productions nga Franca; si dhe Ska-Ndal Productions dhe SY13 Films nga Shqipëria mbështetur Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Në aktivitetin e saj me kinemanë regjisorja Lendita Zeqiraj është një emër i njohur me punën e saj me filmat.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...