Buxhovi: Raportet krijuese midis Tiranës dhe Prishtinës kanë sjell tek ky nënçmim

E Enjte, 04 July 2019 18:23

Çmimi “Kadare” i cili jepet tash e sa vite nga Universiteti Europian i Tiranës, i mbështetur nga Institucioni Europian PASHKO, që përveç emrit të shkrimtarit Ismail Kadare, si çmim kap vlerën 10.000 euro, përcjell KultPlus.

Pikërisht kjo shumë është arsyeja që është bërë shumë zhurmë këto ditë, për vetë faktin që fituesi i këtij çmimi, para dy vjetësh ishte shkrimtari Musa Ramadani, me romanin “Profeti nga Praga”.

Ka dy vjet që autorit në fjalë nuk i janë paguar paratë e këtij çmimi, por vetëm 50% e tyre. Merret vesh se, edhe kjo pagesë e përgjysmuar i është bërë me rata, pas shumë përpjekjeve dhe ankesave nga të afërm të autorit.

Në rrjetin social Facebook, Agron Gashi, me vetë konfirmimin e shkrimtarit Ramadani, ka shënuar për këtë problem, ku pas publikimit kanë reaguar edhe shkrimtarë, publicistë, emra të njohur të letrave shqipe.

Po ashtu, ka reaguar edhe shkrimtari dhe historian, Jusuf Buxhovi: “Më vjen keq që është kështu, por ç’e do që raportet krijuese midis Tiranës dhe Prishtinës, të ndërtuara mbi një vasalitet tonin ndaj andej, kanë sjellë te ky nënçmim, që prek edhe shkrimtarët e rëndësishëm, si Musën e të tjerët!”, thotë ai.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...