“Butrinti Summer Festival”, vepra të huaja dhe shqiptare në edicionin e 17

Hënë, 08 July 2019 15:43

Në teatrin antik të Butrintit nis këtë mbrëmje festivali ndërkombëtar “Butrinti Summer Festival”. Edicioni i 17 sjell në skenë artistë të huaj dhe shqiptarë, që gjatë netëve të festivalit do të jenë me shfaqje të ndryshme teatrore. Vepra nga Shekspiri, Sofokliu, autorë të tjerë të huaj, si dhe pjesë nga autorë shqiptarë janë në skenën e festivalit. Nga datat 7 deri më 13 korrik festivali ndërkombëtar i teatrit premton për një atmosferë të bukur artistike, ku këto të ditë të korrikut në skenën antike do të jenë artistë të njohur, por dhe emra të rinj. Drejtori i festivalit Alfred Bualoti ashtu si dhe më parë për këtë edicion shprehet se pavarësisht problemeve që e kanë shoqëruar “Butrintin 2000”, që vijoi më pas “Butrinti Summer Festival” ka pasur jehonën e tij në jetën artistike. Me rëndësi sipas drejtorit Bualoti janë dhe personalitete të ndryshme, që kanë qenë në festival ndër vite. “Ne e kishim një largpamësi dhe ishim të sigurt që festivali do të kishte jetë dhe këtë na e bënë më të sigurt artistët e shquar që kanë ardhur, personalitetet e mëdha që kanë kaluar qoftë si të ftuar apo dhe nga skena magjike e Butrintit, të cilët thoshin që festivali do të jetojë sa gurët e Butrintit. Kjo do të thotë që pavarësisht nga problematikat dhe shqetësime apo gjëra të paparashikuara, që i kanë ndodhur festivalit tonë ai vijon rrugëtimin e tij dhe do të jetë shumë i gjatë”, pohon Bualoti. Festivali hapet mbrëmjen e sotme në orën 21:00 të mbrëmjes, ku janë të ftuar personalitete të artit dhe kulturës. Më pas do të jetë Orkestra e Vajzave të Bukureshtit nga Rumania, që do të performojë për të pranishmit. Nata e mrekullive është quajtur kjo natë e festivalit me pjesëmarrjen e sopranos së njohur Arlinda Morava në skenë. Në natën e dytë më 8 korrik do të jetë në skenën e teatrit antik shfaqja “Vallëzim i shpirtit” nga artistët e Beogradit nga Serbia, më nëntë korrik do të jenë në skenën e Butrintit artistët nga Kosova. Vepra teatrore “Karnavalet e Korçës” shkruar nga Spiro Çomora do të jetë në skenë me regji nga Altin Basha. Mbrëmja e datës 10 korrik sjell artistët nga Kievi, Ukrainë me “Antigonën” të Soflikut me regji nga Iryna Klishchevska dhe Emmanouil Koutsurelis. Më 11 korrik do të jenë në skenë artistët nga Bullgaria me shfaqjen “Otello” nga Shekspir me regji nga Ivan Urumov. Mbrëmja e datë 12 korrik sjell në skenë artistët nga Larissa e Greqisë, që do të jenë në Butrint me shfaqjen “Toka u ngjye në të kuqe” me regji nga Kyriaki Spanou.

Festivali ndër vite

“Butrinti Summer Festival” deri tani ka zhvilluar 16 edicione. Festivali ndërkombëtar i teatrit “Butrinti 2000” ndër vite është parë si simbol i ballafaqimit të kulturave dhe i lirisë të krijimit artistik. Ai është arenë e dramaturgjisë së mjeshtrave të mëdhenj, të cilët vijnë dhe aktualizohen prej mbartësve të një realiteti bashkëkohor. Në edicionet e tij kanë marrë pjesë trupa teatrore nga Italia, Franca, SHBA, Anglia, Greqia, Rusia, Kosova, Zvicra, Republika Çeke, Maqedonia, Kroacia, Serbia, Rumania, Spanja, Bullgaria, Ukraina, Holanda, Qipro, Hungaria, Suedia, Polonia, Shqipëria, etj. “Nga këto vende kanë pasur fatin të luajnë në skenën magjike të Butrintit rreth 2650 artistë, si dhe janë ndjekur nga përreth 65.500 spektatorë vendas e të huaj. Zhvillimi i edicioneve të mëparshme të festivalit ishin pa mëdyshje një sukses i prekshëm, që për nga vlerat e gjithanshme krijuan një jehonë të jashtëzakonshme në qarqet e kulturës evropiane”, thuhet në faqen zyrtare të festivalit. Ndërkaq që sonte në mbrëmje do të startojë edicioni i 17 për publikun me shfaqje të tjera teatrore.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Brexit/ BE dhe Britania arritën një marrëveshje

Globi

Brexit/ BE dhe Britania arritën një marrëveshje

Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian janë pajtuar për një marrëveshje të re për Brexit. Marrëveshja mes dy delegacioneve është arritur para se të mbahet një takim i nivelit të...

Merret vendimi për Marsida Qatjan

Aktualitet

Merret vendimi për Marsida Qatjan

Gjykata e Kavajës ka vendosur detyrim paraqitje për Marsida Qatjan, kërkesë e prokurorisë së këtij rrethi. Ndërkohë Prokuroria e cila e ka marrë në hetim shtetasen Qatja, ka kërkuar edhe pasaportën...

‘Butrinti me koncesion’, Neritan Ceka: Fondacioni fantazmë me plan mafioz, po vepron praktika e Gadafit

Kulturë

‘Butrinti me koncesion’, Neritan Ceka: Fondacioni fantazmë me plan mafioz, po vepron praktika e Gadafit

Politikani dhe arkeologu i njohur, Neritan Ceka ka folur ashpër për “Planin e menaxhimit të integruar të Butrintit”, i cili u dorëzua dy ditë më parë në Ministrinë e Kulturës...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!