Filmi “Internimi”, me ngjarjet e viteve ’80 në Shqipëri

Tuesday, 16 July 2019 16:17

Filmi “Internimi”, me ngjarje që zhvillohen përgjatë viteve ’80 u shfaq premierë për publikun në ekranin e kinemasë. Me skenar dhe regji nga Kast Hasa në filmin “Internimi” është Shqipëria gjatë sundimit komunist. Familja Kulla përpiqet të mbijetojë ndërsa janë të internuar nga regjimi komunist. Për (Arturin) djalin e familjes, situata vështirësohet më tepër, pasi vendbanimi i tij i ri, është pranë shtëpisë së të dashurës së tij (Frida), e cila është e detyruar të fejohet me operativin. Familja vazhdon të jetojë vuajtjet e persekutimit ndërkohë, siç zbulohet më vonë, i sapo riatdhesuari (Nik Nuri) në përpjekje për të ndihmuar familjen, e komplikon situatën më tutje. Një produksion i CineKast, me skenar dhe regji nga Kast Hasa dhe në role protagoniste janë aktorët Klodian Hoxha, Krist Baçi dhe Enxhi Cuku. Personazhi i Fridës në filmin “Internimi” luhet nga  aktorja Enxhi Cuku. Një nga artistet, që ka marrë vlerësime me punën e saj, dhe këtë herë regjisori Kast Hasa i ka besuar një rol protagonist në filmin e tij. Aktorja shprehet se premierën e priti me emocione. “Ndihem shumë mirë, me pak emocione, sepse kanë kaluar 3 vite që i bëhet promo filmit dhe jam kurioze, a do i përmbushi pritshmëritë e mëdha ashtu siç dhe i është bërë reklama. Por do e shohim në premierë”, shprehet aktorja. Frida është një adoleshente, një vajzë guximtare për të cilën aktorja tregon se lufton dhe për dashurinë. “Frida është një vajzë adoleshente me ëndrra, e rritur në një familje të mirë, ku e detyrojnë prindërit të martohen me dikë me pozitë, kundrejt dëshirës së saj. Një vajzë guximtare, që nuk heq dorë lehtë, dhe lufton për lirinë, për dashurinë”, tregon më tej aktorja. “Internimi” është një film dramë dhe pyetjes se çfarë e tërhoqi në këtë film, ajo shprehet nuk të qëllon shpesh që të luash në kinematografi me një skenar të mirë. “Skenari ishte për vitet ‘80. Nuk të bie shpesh të luash në skenar të mirë, dhe për ato vite. Sigurisht dhe më pas, karakteri që unë sjell”, vijon më tej aktorja Enxhi Cuku, këtë herë protagoniste në filmin “Internimi”. Aktori  Klodian Hoxha në film luan Tomorrin dhe shprehet se është nga rolet e dashur në aktivitetin e tij. “E kam jetuar shumë këtë rol edhe besoj se është një nga personazhet më të realizuar”, pohon aktori.

Premiera u shfaq mbrëmë në kinema Millennium për publikun, ndërkohë që në njoftimin e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë bëhej me dije se ky është film debutues i regjisorit Kast Hasa. “Vlerësuar me çmimin “Filmi më i mirë i huaj” në Arizona International Film Festival, USA dhe “Regjia më e mirë” në Riverside International Film Festival, USA. Ky film debutues i regjisorit Kast Hasa është mbështetur financiarisht nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë”, bënte me dije QKK para premierës së filmit. Regjisori Kast Hasa më herët për filmin e tij mes të tjerave është shprehur se “Internimi” është një përpjekje për të hedhur dritë mbi mizoritë e asaj kohe në vendin tonë. “Duke u rritur në Shqipërinë komuniste, nuk isha krejtësisht në dijeni të frikës dhe shtypjes që qeveria po shkaktoi në jetën e popullit të saj, jo vetëm për shkak të propagandës komuniste, por kryesisht për shkak se prindërit e mi kurrë nuk folën për të, duke pasur frikë se do të merrja fjalën jashtë. Vetëm 10 km nga qyteti im ishin këto fshatra, njerëzit e të cilëve qeveria kishte detyruar internimin vetëm për shkak të diçkaje që kishin thënë. Internimi është një përpjekje për të hedhur dritë në mizoritë dhe absurditetet e kësaj kohe të veçantë”, shprehet regjisori Hasa. Ndërsa në role protagoniste janë aktorët Klodian Hoxha, Krist Baçi dhe Enxhi Cuku, rolet e tjera në film interpretohen nga Kristaq Pilo, Jorida Meta, Gramoz Gashi, Arjeton Osmani, Ioana Sinani, etj. Filmi është xhiruar në Divjakë, Lushnjë dhe Ferras.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...