Ismail Kadare, pretendent për "Nobelin" amerikan

Tuesday, 23 July 2019 14:46

Shkrimtari i njohur Ismail Kadare është një ndër 9 finalistët për çmimin e madh “The Nuestadt International Prize for Literature”, i njohur ndryshe si ‘Nobeli’ amerikan. Ai është në garë me shkrimtarë si Eduardo Halfon, Jessica Hagedorn, Emmanuel Carrere dhe Hoa Nguyen.

Në njoftimin zyrtar shkruhet se Kadare është sot një ndër shkrimtarët më të rëndësishëm në botë, si dhe ofrohet gjithashtu një biografi e tij.

Çmimi i dedikohet letërsisë më të mirë dhe ndahet nga Universiteti i Oklahomës së bashku me revistën e njohur letrare “World Literature Today”. Fituesi do të vlerësohet  më 16 tetor me 50 mijë dollarë. I krijuar në 1969-ën, ky është një ndër çmimet më të rëndësishme në SHBA.

Ndër autorët të cilët janë vlerësuar në të shkuarën me “The Nuestadt International Prize for Literature” janë Gabriel Garcia Marquez, Octavio Paz dhe Giuseppe Ungaretti.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...