Piktori Bujar Zajmi, me 80 punime në galerinë e Pejës

Saturday, 27 July 2019 12:18

Veprat e piktorit të njohur Bujar Zajmi janë ekspozuar në galerinë e arteve të qytetit të Pejës. Ekspozita e piktorit Bujar Zajmi u çel dhe në kuadër të 80-vjetorit të tij të lindjes. Për një muaj rresht, në galeri do të qëndrojnë të ekspozuara 80 punimet e përzgjedhura me motive kombëtare, që janë punuar ndër vite. Janë paraqitur piktura në stile të ndryshme, materiale të ndryshme dhe forma të ndryshme. Piktori i njohur Bujar Zajmi, nën emocionet e nostalgjisë për vendlindjen e babait të tij dhe pritjes të organizuar nga institucionet komunale, u shpreh shumë i gëzuar për mundësinë e hapjes së ekspozitës në Pejë. Ai ndër të tjera tha se kjo ekspozitë e bën shumë të lumtur dhe të ndjej emocione të veçanta. “Sa herë që vij në Kosovë e ndjej shqiptarizmin”, tha autori. Kryetari Gazmend Muhaxheri u shpreh i nderuar që pati rastin të kontribuojë në këtë ngjarje kulturore. “Bujar Zajmi nuk është më vetëm një qytetar i Tiranës sepse ai i ka rrënjët e Pejës, prandaj me shumë kënaqësi do ta quaja artistit Pejan. Nuk mund ta fshehim krenarinë se Pejanët kudo që jetojnë, janë krijues të dalluar dhe na bëjnë të ndjehemi krenar. Prandaj shpreh gjithë mirënjohjen time për autorin”, tha ai. Drejtori i Galerisë së Arteve Zymer Mulliqi ndërsa foli për historinë e krijimtarisë së autorit, ndër të tjera tregoi se piktori gjatë jetës së tij ka krijuar rreth 8000 punime me vlera të larta artistike. Piktori Bujar Zajmi i përket brezit të piktorëve shqiptarë që e filluan krijimtarinë e tyre në mesin e viteve ’60 të shekullit XX. Krijimtaria e tij ndahet në dy pjesë: krijimtaria publike kryesisht në fushën e grafikës dhe ajo e fshehtë që ai e realizoi gjatë viteve 1962-1990, që arrin në 7 000 punime të ndryshme (kompozime, portrete, peizazhe). Dëshira për të krijuar një art ndryshe nga ai i realizmit socialist para viteve ‘90 e detyroi artistin ti krijonte veprat e tij në studio, në mënyrë të fshehtë, vepra të cilat u ekspozuan vetëm pas viteve ‘90. Zajmi ka nisur të ekspozojë që në vitin 1956, duke realizuar vizatime dhe piktura. Ai ka marrë pjesë në ekspozitat kombëtare të kohës si dhe ka kontribuar në përgatitjen e disa emisioneve filatelike me tematikë nga përrallat shqiptare dhe sporti. Në krijimtarinë e tij artisti Bujar Zajmi, ka synuar në vazhdimësi drejt një harmonizimi koloristik dhe stilizimi dekorativ.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...