“Open Cinema” në Tiranë me 18 filma shqiptarë dhe të huaj, shfaqet “Muaj i mjaltit”

E Enjte, 01 August 2019 13:11

“Open Cinema” po zhvillon sezonin e tretë në vendin tonë. Një projekt, që sjell për publikun në qytete të ndryshme filma shqiptarë dhe të huaj, duke u ndjekur me interes. Në sezonin e tretë “Open Cinema” është ndalur këto ditë në Tiranë, ku janë programuar që të shfaqen 18 filma shqiptarë prodhime para dhe pas viteve ’90, si dhe filma të huaj. Sonte në mbrëmje do të shfaqet filmi “Muaji i mjaltit” me skenar të Genc Përmetit dhe regji nga Goran Paskalevic. Drejtues i këtij projekti kineasti Skënder Jaçe tregon se synimi i tyre është që të promovohen filmat jo vetëm të regjisorëve të huaj, por dhe ata shqiptarë. “‘Open Cinema’ mbaron nga data 20 gusht në Tiranë. Ne jemi në disa qytete me filmat, që shfaqen në “Open Cinema”. Janë filma, që nuk kanë pasur shumë projeksione në popull, dhe menduam që të gjitha premierat e reja ne t’i bëjmë. Flas premiera për “Open Cienma”, ku ky sezon është vetëm gjatë verës”, shprehet kineasti Jaçe. Projekti, që organizohet me shfaqjen e filmave në qytetet e ndryshme të vendit organizohet nga shtëpia filmike Production Cinemania me mbështetjen edhe të Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, por bashkëpunimi është dhe me AQSHF. Prodhime të ndryshme kinematografike po shfaqen gjatë kësaj kohe për publikun, por nuk mungon dhe një retrospektivë e filmave, që janë realizuar para viteve ’90 në vendin tonë në Kinostudio. Drejtuesi i projektit kineastit Skënder Jaçe shprehet se deri tani filmat janë pritur me interes nga publiku, ku gjatë verës gjen në kinemanë verore prodhime filmash të njohur shqiptarë, por dhe të huaj. “‘Open Cinema’ është pritur me interes, pasi vijnë grup mosha të ndryshme. Por edhe këngëtarët e ftuar para filmit kanë qenë një risi, pasi kanë interpretuar kolazh me muzikën e filmave tanë të shoqëruara me projeksion nga filmat shqiptarë dhe kjo e ka bërë edhe më të prekshëm aktivitetin në Tiranë”, shprehet mes të tjerave Jaçe. Sot në vendin tonë mungesa e kinemave është shumë shqetësuese. Regjisorë të ndryshëm shpeshherë janë shprehur për këtë problem, por me projektin e kinemasë verore publiku mund të shikojë dhe filmat që nuk ka mundur dot ti ndjekë në ekrane. Kineasti Skënder Jaçe pohon se natyrisht ndjen keqardhje, për qytete të mëdha si Durrësi, Berati, Fieri, Vlora, Gjirokastra, etj, por ky është realiteti.

Filmi “Muaj i mjaltit” që shfaqet sonte në “Open Cinema” është një prodhim i njohur kinematografik. Një bashkëpunim shqiptaro-serb, që sjell në role aktorë të njohur. Në filmin "Muaji i mjaltit" vjen historia e dy çifteve, një shqiptar e një serb, të cilët jetojnë në emigracion, por udhëtimet e tyre përfundojnë në zhgënjime të papritura. Ndërsa sonte në mbrëmje do të jetë filmi “Muaj i mjaltit” në kinemanë verore mbrëmjen e së mërkurës ishte radha e një prodhimi kinematografik të huaj, filmi “Zonja e panjohur". Më herët për publikun u shfaq dhe filmi “Balkan Pazar” me regji nga Edmond Budina, por pjesë e programit janë dhe filmat “Delegacioni”, “Të ardhur nga ëndrrat”, “Të thyer”, etj. Më herët, kineasti Skënder Jaçe shprehej mes të tjerave se projekti gjithashtu nxit mendimin se kinemaja duhet të jetë prezente dhe është pjesë e civilizimit shoqëror. “Ne kemi bashkëpunuar edhe me arkivin, por kryesisht mbështetjen kryesore e ka Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Ne do të vijojmë me projektin tonë, sepse nxit mendimin se kinemaja në qytete duhet të jetë prezente se është pjesë e civilizimit shoqëror, këtë synim kemi në të gjithë Shqipërinë”, tregon kineasti Jaçe. Projekti “Open Cinema” këtë vit nisi me Belshin vijoi Bulqiza, Kruja, Tirana, dhe më pas edhe në dy qytete të tjera

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...