"Legjenda e vendit t'shenjtë”, regjisorja Eliona Thomaraj: Ruhet pasuria jonë kombëtare

Premte, 02 August 2019 16:18

“Legjenda e vendit të t’shenjtë” një film me skenar dhe regji nga Eliona Thomaraj rrëfen legjendën e kishës së Laçit, nga shekulli i III deri në shekullin e X të erës sonë. Puna me këtë projekt kinematografik ka angazhuar një grup artistësh, që sipas regjisores Thomaraj është një film familjar. Xhirimet e filmit “Legjenda e vendit të t’shenjtë” kanë mbaruar dhe regjisorja shprehet se përmes këtij projekti ka dëshirën të ruaj kulturën tonë popullore dhe ta bëj sa më interesante atë për të gjithë, që të mund të jetë e dashur dhe familjare. “Unë zgjodha këtë temë, pasi më duket shumë origjinale të rrëfehen legjendat shqiptare në zhanrin e filmit të animuar. Kështu pasuria jonë kombëtare ruhet dhe trashëgohet ndër breza siç edhe e kemi ruajtur deri në ditët tona. Ideja fillestare ishte varfëria e YouTube me filma për fëmijë shqiptarë. Kjo më duket se është edhe detyra jonë si artist, t’i servirim popullit artin tonë. Pra të mbledhim dhe ti materializojmë në filma të animuar legjendat shqiptare, është sfida jonë më e madhe. Filmi u mendua të hynte në target film familjar, pasi legjendat nuk janë të përkthyeshme lehtësisht nga fëmijët. Legjenda është një histori e fshehur”, pohon regjisorja Thomaraj për këtë film, që në vjeshtë pritet të ketë edhe premierën. Një projekt kinematografik, që ka nisur kohë më parë me mbështetjen e Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, ku pjesë e tij është dhe aktori i ndjerë Sulejman Dibra. Të tjerë aktorë në film janë dhe Eliona Thomaraj, Andri Ibrahimaj dhe Jon Ibrahimaj. Xhirimet kanë mbaruar dhe regjisorja shprehet se tani po mbyllen dhe vizatimet dhe më pas mbetet postproduksioni. Grupi përbëhet prej 4 profesionistësh të filmit të animuar Bledar Gërcaliu piktor -animator, Artur Bejkollari grafist- postproduksion, Mark Luli kompozitor dhe Andri Ibrahimaj producent. Pjesë e realizimit të projektit janë dhe Simone Farigu skulptor, Elva Belliu kostumografe, Afërdita Onuzi konsulente historike dhe fra. Mirashi konsulent religjioz.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...