Shfaqja “Kanuni i Gruas”u shfaq në skenën e Teatrit Kombëtar

E Enjte, 08 August 2019 14:38

Shfaqja “Kanuni i Gruas” me regji nga Arlinda Morina erdhi për publikun në skenën e Teatrit Kombëtar. Performanca "Kanuni i Gruas" është një shfaqje emocionale e mbështetur në lëvizje skenike, këndim dhe biseda, e performuar nga aktore profesioniste. “Kanuni i Gruas” me regji nga Arlinda Morina dhe interpretimin e tetë aktorëve nga Kosova shënoi mbrëmë dhe premierën në skenën e Teatrit Kombëtar. Kjo shfaqje shtjellon temën e gruas në një cikël të procesit jetësor, duke e vënë theksin tek ndikimi i mjedisit në pritshmërinë e saj për jetën, nënshtrimin ndaj paragjykimeve, vlerësimeve dhe abuzimeve të ndryshme. Me mesazhe për shoqërinë tonë, kjo shfaqje teatrore sipas regjisores Arlinda Morina rikujton dhe të këqijat që i bëhen gruas. “Kam menduar, që përmes një performance të tregoj traditën e kanunit për gruan, prej lindjes deri sa mbaron jeta e saj. Për të kaluar të keqen duhet të rikujtojmë, që të mos përsëritet. Prandaj unë si regjisore kam rikujtuar veset e këqija, që bëhen ndaj gruas nga shoqëria jonë”, pohon regjisorja Morina për punën, që është bërë për realizimin e kësaj shfaqje në skenën e teatrit. Salla e Teatrit Kombëtar tashmë është hapur dhe artistë të ndryshëm po shfaqen me vepra e tyre. Jo vetëm artistë shqiptarë, por dhe të huaj janë në skenën e teatrit. Radha mbrëmjen e së mërkurës ishte e tetë artisteve nga Kosova, Arta Lahu, Kaltrinë Zeneli, Molikë Maxhuni, Qëndresa Kajtazi, Qëndresa Loki, Rajmonda Ahmetaj, Daniela Markaj dhe Vjosa Abazi, që sollën në skenën teatrore shfaqjen “Kanuni i Gruas”. Disa pjesë të kanunit dhe një monolog anonim nga botimi “Me kon nuse”, janë përdorur në shfaqje. Sipas regjisores së shfaqjes Arlinda Morina me rëndësi është dhe mesazhi për ndërgjegjësimin e shoqërisë sonë. “Mesazhi është që të rifilloj ndërgjegjësimi i shoqërisë, që femrën ta trajtoj si krijesë të barabartë me mashkullin”, pohon mes të tjerave regjisorja.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...