Besnik Bisha: Amaneti i Gjergj Xhuvanit për filmin shqiptar

E mërkurë, 21 August 2019 15:33

Ishin të paktë ata si Gjergj Xhuvani, që i çelën rrugën kinemasë bashkëkohore shqiptare. Një rrugë plot sfida, pasion dhe sakrifica të mëdha ka qenë ajo e regjisorit pas vitit 1991, kur ish kinostudioja “Shqipëria e re” u la në mëshirë të fatit nga institucionet e tranzicionit dhe nisi shpejt degradimi i saj. Kineastë të njohur, regjisorë dhe aktorë me emër të madh, u demoralizuan dhe nuk e patën të lehtë të përshtateshin menjëherë me zhvillimet e kinemasë moderne, rrëfen regjisori Besnik Bisha në intervistë. Besnik Bisha flet më tej për rolin e madh të regjisorit Gjergj Xhuvani në modernizimin e kinemasë shqiptare, duke u shprehur në mënyrë figurative se “vepra dhe ëndrrat e Gjergj Xhuvanit për zhvillimin e filmit kinemanë shqiptare janë edhe amaneti që ka lënë pas…”

Nëse e kujtojmë një pjesë të karrierës së regjisorit Gjergj Xhuvani, që nga vitet ‘92-’93, kur ish Kinostudioja “Shqipëria e re” po shpërbehej, mendoni se ai ishte një nga të paktët prej brezit tuaj të kineastëve, që e bëri të rezistojë filmin shqiptar?

Janë disa nga ata që rezistuan në atë kohë. Sigurisht që ishte Gjergj Xhuvani, ishte Fatmir Koçi , Artan Minarolli e Petrit Ruka, apo edhe Kujtim Çashku, si dhe unë që pata bërë filmin “Zemra e nënës”. Ju kujtoj më parë se Gjergj Xhuvani pati bërë filmin “Shtëpia e humbur”, Fatmir Koçi pati bërë filmin “Nekrologji”. Dhe kështu vijuan më pas me filmin “Plumba prej plasteline”, që e bëri Artan Minarolli me Petrit Rukën si bashkautorë. Këto prodhime filmike, bënë që të rezistojë fillimisht kinostudioja, e pastaj të rezistojë vazhdimësia e filmit, edhe kur kinostudio nuk ishte më. Gjergj Xhuvani riktheu besimin edhe të shtetit, edhe të institucioneve shtetërore dhe të shoqërisë, që kinemaja mund të vazhdojë jetën dhe nuk mund të shkatërrohet, siç u shkatërrua një kinostudio. Kineastët që nuk ishin shumë të vjetër në atë kohë, pasi ishin lodhur dhe u gjendën të papërgatitur se çfarë kërkonte kinemaja e kohës , nuk mundën të vazhdonin. Mbetëm ne, që ishim në vrullin për të bërë filma, dhe kështu krijuam një lloj hapësire të tillë, që si ta quash, na e krijuan ata këtë hapësirë dhe neve nuk e lamë bosh.

A ka në kuptimin simbolik një amanet të nënkuptuar apo një ëndërr të lënë në mes të mikut dhe kolegut tuaj Gjergj Xhuvani për filmin shqiptar?

Amaneti i tij i parë është vepra. Është dëshira e tij për të mos u mbyllur kinemaja, është dëshira e tij e madhe që të bëhej një shkollë e kinemasë me parametra. Ne që më 1905-n nisëm të punonim si pedagogët e parë të kinemasë. Gjergji u jepte mësim studentëve Analizë Filmi dhe Regji dhe unë jepja gjithashtu Regji Filmi. Pra, ishte një koincidencë, që njohja jonë ka qenë paralele në krijimtari dhe në pedagogji. Ne kemi qenë miq, shokë në festival, por gjithnjë kemi qenë prezent në kinemanë e kohës sonë, por Gjergj Xhuvani kishte një gjë që unë nuk e kam…Ai ka një aktivitet më të shpeshtë. Ka më tepër filma se mua. Kishte plot ëndrra. Në ditët e fundit më ka treguar se do të ikte në Itali për ta mbyllur filmin “Liqeni im”, sepse ishte i pakënaqur, siç më thoshte për disa elementë si muzika, etj. Por, po më thoshte se ndihej shumë i lodhur. “Mezi pres ta mbyll këtë film e të çlodhem pak”, më tha.

Realizimi i filmave, ka qenë një pasion që e ka shoqëruar që në fillim Gjergj Xhuvanin apo është nxitur në fillimet e tij nga i ati, skenarist dhe shkrimtar i njohur?

Dëgjo, ne nuk vijmë nga hiçi dhe shkojmë nga hiçi. Historia e filmit shqiptar pa diskutim ka pasur mbështetjen e paraardhësve. Dhimitër Xhuvani ka qenë një mbështetje e fuqishme, por ai merrte parasysh edhe konsultat që bënte ai me personalitetet e tjera të kinemasë apo me aktorë të njohur. Për Xhuvanin, diskutimi dhe bashkëpunimi me një artist të vërtetë ishte një favor për të. Por Gjergji, edhe përpara bashkëpunimit me babanë, kishte nisur të shkruante vet skenar nga dora e tij, dhe ka 30 vjet që e ushtron këtë profesion, falë talentit që pati. Unë nuk jam një studiues i saktë i kinemasë, por po flas për fakte që sjell sot në ditën e lamtumirës së tij në memorien time, them atë se çfarë mbaj mend nga udhëtimi i Gjergj Xhuvanit në botën e filmit. Ai në fillimet e tij ka bërë filmin “Dashuria e fundit”, që ishte edhe filmi i tij i parë me metrazh të gjatë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...