Antologjia e Këngës Durrsake, një traditë që nuk duhet humbur

Hënë, 26 August 2019 13:37

U zhvillua në eventin kulturor Antologjia e Këngës Durrsake, takim i përvitshëm i gjeneratave të këngëtarëve në qytetin bregdetar. Eventi u dedikohej këngëtarëve më të njohur të qytetit që kanë lënë mbresa tek publiku durrsak në shumë e shumë vite me këngët e tyre duke u bërë pjesë e rëndësishme e trashëgimisë kulturore të qytetit. 

Në fjalën e tij përshëndetëse ministri Klosi vlerësoi këtë pasuri të madhe në arkivat e muzikës qytetare shqiptare, duke theksuar edhe rëndësinë e eventeve të tilla muzikore në turizëm, si mundësi e shtuar për të njohur turistët me muzikën shqiptare, por edhe për tu argëtuar.

“Sot mbase duket sikur është më  e thjeshtë që të prodhosh muzikë por sot është shumë e vështirë që të prodhosh emocionet që kanë prodhuar kaq shumë mjeshtra të muzikës durrsake. Ndaj unë dal këtu si titullar i një institucioni që ka lidhje me turizmin por si një administrator publik dhe mendoj ndaj të njëjtin opinion me të gjitha ata që kanë fatin të drejtojnë një institucion duke i falenderuar ata të cilët kanë prodhuar atë që është më e bukura dhe më e mira e shqiptarëve: buzëqeshjen, muzikën, ëmbëlsinë dhe vëllazërinë mes njeri-tjetrit. Mendoj që kjo mbrëmje është edhe një shenjë e gjallë sesi mbahen të lidhur bashkë dhe sesi mund të krijohet në breza një traditë e cila nuk duhet humbur”, tha ministri Klosi.

Sa i takon turizmit, ministri tha se ky një aktivitet shumë i mirë i cili ofrohet jo vetëm auditorit durrsak, të vjetër e të ri, por edhe shumë turistëve që janë sot në zonën e Shkëmbit të Kavajës, e cila është shndërruar në një destinacion turistik.  Kryetarja e Bashkisë së Durrësit Valbona Sako shpërndau çertifikata mirënjohje për kontributin e vyer të këngëtarëve në pasurinë e trashëgimisë kulturore të qytetit.

Me motivacionin “Për merita të shquara si personalitet kulturor i qytetit të Durrësit, duke zënë vend të rëndësishëm në kujtesën e brezave dhe në antologjinë e muzikës qytetare durrsake dhe kombëtare”, çertifikata Mirënjohje morën 23 këngëtarë durrsakë: Marika Deçi, Sotir Telo, Luljeta Bërzezi, Mimoza Musai, Merxhan Myshketa, Reshit Gjini, Servete Bagoi, Melita Shehu, Miga Hysi, Majlinda Laska, Ylli Çifti, Milva Alite, Lorenc Barometa, Qemal Kërtusha, Zija Saraçi, Leonard Doka, Raimonda Kamberi, Dhimitër Stefa, Namik Sadiku, Naim Kërçuku, Astrit Hysa, Valentina Gjoni, Luljeta Strefi.

Në këtë event pjesëmarrësit dëgjuan edhe tingujt e një koncerti të veçantë me këngët më të njohura të këngëtarëve durrsakë të brezave të ndryshëm që kanë mbajtur gjallë dhe kanë ushqyer shpirtin artdashës të qytetarëve të Durrësit ndër vite.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...