Enkeleda Kamani, në operën “Rigoletto” në teatrin “La Scala”

Tuesday, 03 September 2019 14:48

Në operën “Rigoletto” në teatrin “La Scala” u ngjit në skenë edhe sopranoja shqiptare Enkeleda Kamani. Sopranoja vjen me rol në opera në vijim të karrierës së saj, që deri tani ka gjetur vlerësime. Drejtoresha e Teatrit të Operës dhe Baletit, Zana Çela, shkruan se një tjetër yll i ri shënon lajmin e madh në botën operistike. “Sonte në "La Scala" në premierën e operës "Rigoletto", Leo Nuci, legjenda italiane e operës, zgjodhi të ketë në krah në rolin kryesor Gilda, sopranon 26 vjeçare Enkeleda Kamani. Jam e bindur se roli i Gildës në premierën e sotme do mbesë një pikënisje e fortë e karrierës ndërkombëtare të Enkeledës. Emocionet e zemrës tënde do i ndjej dhe unë sonte, fort!”, shkruante një ditë më parë drejtoresha e TOB. “Rigoletto” është një opera me tre akte, nga Giuseppe Verdi mbështetur mbi libretin e Francesco Maria Piave, ky i fundit i trajtuar sipas dramës së Viktor Hygo, Le Roi s'amuse ("Il re si diverte"). Për herë të parë është vënë në skenë në 11 mars të vitit 1851 në teatrin “La Fenice”, të Venecias. Giuseppe Verdi (1813-1901) është kompozitori më i njohur i operës italiane, jo vetëm i shekullit të XIX. Ai mbetet si njëri ndër kompozitorët më të njohur të botës në historinë e operës. Verdi u lind me 10 tetor 1813 në fshatin La Ronkole të Italisë Veriore, në një familje të varfër. Prirja dhe dashuria e tij për muzikën u shfaqën qysh herët, por shkollimi qe i vështirë. Verdi kompozoi 26 opera dhe një rekuiem të njohur. Të gjitha operat nuk kanë përmbajtje të përhershme. Në fillim dhe në mbarim të jetës së tij kompozoi opera komike, ndërsa pjesa tjetër (shumica absolute) kanë një përmbajtje serioze dhe disa janë edhe tragjedi. Operat më të njohura, të cilat radhiten ndër kryeveprat e muzikës operistike të botës janë: “Nabukodonozor”, “Rigoletto”, “Trubaduret”, “Traviata”, “Ballo me Maska”, “Aida”, etj. Në historinë e gjatë të operës Verdi zë vend nderi, sepse arriti të bashkojë traditat më të bukura të operës italiane. Të mbetet thellësisht kombëtar, tu shmanget elementeve negative të operës italiane, të absorboj elementët pozitivë, që ishin shfaqur në artin e operës në shekullin e XIX, madje edhe disa elemente të reformës së Vagnerit dhe të realizimit të letërsisë së kohës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...