Atwood dhe Rushdie kandidatë për Booker Prize

E mërkurë, 04 September 2019 14:24

Margaret Atwood dhe Salman Rushdie bëjnë pjesë mes shkrimtarëve të zgjedhur për Booker Prize 2019, çmim prestigjioz i letërsisë britanike, sipas listës prej gjashtë finalistësh, publikuar sot.

Romancierja dhe poetja kanadeze është përzgjedhur për romanin “The Testaments”, vazhdimi i shumëpritur “The Handmaid’s Tale”, që do të dalë në ditët e ardhshme në Britaninë e Madhe.

Presidenti i jurisë, Peter Florence e cilësoi “The Testaments” si një roman të egër dhe mrekullueshëm që na flet sot me bindje dhe fuqi.

“The Handmaid’s Tale”, vepër e publikuar në vitin 1985 është është kthyer në serialin televiziv më të suksesshëm në vitin 2017 që ka rritur shitjet e romanit, botimi në anglisht i të cilit ka arritur në tetë milionë kopje të shitura në të gjithë botën.

Shpesh përmendur për çmimin Nobel për Letërsinë, Margaret Atwood, 79 vjeçe, ka fituar tashmë Booker Prize në vitin 2000 për romanin historik “The Blind Assassin”.

Laureat i Booker Prize gjithashtu në vitin 1981 për romanin “Midnight’s Children”, Salman Rushdie, 72 vjeç, është zgjedhur për “Quichotte”, versioni modern i epopesë së ashtuquajtur pikareske të heroit Servantes zhvendosur në Amerikë.

Çmimi i letërsisë Booker Prize do të jepet më 14 tetor.

Lini komentin tuaj!

Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me fshirjen e komentit tuaj.

Lajmet e fundit

Kajmaku kërkesë nga arratia, Ja çfarë ka dorëzuar avokati në Gjykatën e Apelit…

Politikë

Kajmaku kërkesë nga arratia, Ja çfarë ka dorëzuar avokati në Gjykatën e Apelit…

Kajmaku ka apeluar masën e sigurisë “Arrest me burg”, që ka dhënë ndaj tij në mungesë më 11 nëntor Gjykata e Tiranës. Burimet thanë se avokati i Agim Kajmakut ka dorëzuar...

Zbulohen problemet shëndetësore të Vuçiç, opozita: Të shtrohej në spital tjetër

Politikë

Zbulohen problemet shëndetësore të Vuçiç, opozita: Të shtrohej në spital tjetër

Ministria e Shëndetësisë në Serbi sqaroi të dielën se presidenti Aleksandar Vuçiç është shtruar në spital për shkak se ai ka probleme kronike minore me zemrën. Situata u përkeqësua të...

Ndeshja Shqipëri-Francë, policia ‘blindon’ Air Albania, në terren 800 efektivë

Aktualitet

Ndeshja Shqipëri-Francë, policia ‘blindon’ Air Albania, në terren 800 efektivë

Kur e gjithë vëmendja do të ndalet sot tek “Air Albania” ku kombëtarja shqiptare do të përballet me Francën, Policia e Shtetit ka marrë një sërë masash duke ‘blinduar’ stadiumin...

Sondazh

Nothing found!

Sondazh

Nothing found!