Spiro Duni, me komedinë premierë “Këngëtarja tullace” në teatrin “Bylis”

Hënë, 16 September 2019 13:21

Vepra “Këngëtarja tullace” shkruar nga autori Eugene Ionesco pritet të vijë premierë në skenën teatrore me regji nga Spiro Duni. Vepra do të shënojë premierën e saj në teatrin “Bylis” të qytetit të Fierit më 19 shtator. Puna për ta sjellë këtë shfaqje në skenë ka nisur më herët, por rolet e veprës regjisori Spiro Duni ia ka besuar gjashtë aktorëve. Në rolet e shfaqjes teatrore “Këngëtarja tullace”, në skenë do të jenë aktorët Fatmir Xhelili, Miola Sitaj, Flaura Kureta, Astrit Hasani, Doriana Çaushi, Margent Caushi. “Këngëtarja tullace”, një komedi absurde këtë herë do të herë vjen me regjinë e Spiro Dunit, por sipas tij është një vepër për çdo kohë. ““Këngëtarja tullace” është një vepër e teatrit absurd (Eugenio Ionesco), një vepër për çdo kohë, pasqyrë e falimentit moral dhe mendor të shoqërisë njerëzore. Njëkohësisht pasqyrimi i një bote njerëzish që gjenden në udhëkryq, sepse nuk mund të komunikojnë më as me veten. Vlerat janë kthyer në antivlera, gjuha nuk është më një mjet komunikimi por mjet gënjeshtre dhe mashtrimi. Fjalët janë kthyer në lëvozhga tingujsh pa kuptim, brenda një bote që ka humbur identitetin, që ka humbur çdo gjë njerëzore, ku njerëzit pa ndjenja tashmë, nuk kanë më arsye të komunikojnë”, shprehet regjisori Spiro Duni për veprën, që do të jetë në skenën e teatrit. Vepra teatrore mbrëmjen e datës 19 shtator do të jetë premierë në skenën teatrore, por sipas regjisorit Spiro Duni, humori i Ionescos e bën realitetin të çuditshëm. “Humori i jashtëzakonshëm i Ionescos shkon në ekstrem...."Aty thotë një kritik, një rrëshkitje dhe arrijmë në tragjizëm". Në vepër gjërat më të panatyrshme kthehen në të natyrshme. Njerëzit duket sikur nuk mund të mendojnë më, por ç'rëndësi ka kjo thjeshtë ata rrotullohen në kohë dhe hapësirë, ku në të vërtetë s’ka as kohë dhe as hapësirë për këta personazhe të "lumtur" në dukje (mjerane). Humori tepër "therës" i Ionescos e bënë realitetin të duket i çuditshëm, paradoksi del në sipërfaqe, absurditeti i jetës njerëzore përballet me ne dhe ne shtangemi me maskën e çudisë së dhimbshme. Teatri ynë i absurdit rishikon fatin e njeriut, rishikon egzistencën tonë”, pohon regjisori Duni.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...