“Streha mes reve” në Gjermani, pritet me interesin e publikut

E mërkurë, 18 September 2019 12:53

Filmi “Streha mes reve” me skenar dhe regji nga Robert Budina është përcjellë me interesin e publikut në disa qytete të Gjermanisë, ku po shfaqet. Sipas faqes zyrtare të filmit, edhe në Munih biletat u shitën të gjitha. Në Gjermani këto ditë është i pranishëm dhe regjisori Robert Budina, i cili po zhvillon bashkëbisedime me publikun. “Dy projeksione të “Strehës mes reve” në Mynih, të dyja të gjitha biletat e shitura. Nga një orë bashkëbisedim për secilin projeksion me publikun më së shumti shqiptar, por edhe gjerman, rumun, italian e deri mongol. Morëm premtimin se shumë të tjerë do vijnë ta shohin filmin. Faleminderit komunitetit shqiptar nga Shqipëria dhe Kosova. Së bashku për kulturën tonë, i vetmi ambasador, që na zbardh faqen kudo në botë”, thuhet për filmin në faqen zyrtare. Premiera botërore e filmit u bë në festivalin prestigjioz “Black Nights Film Festival” në Tallin, Estoni, të cilën kritika e “Screen Daily” e vlerësoi filmin shqiptar. "Si një zjarr që digjet ngadalë, por që vizualisht të bën të mbash frymën ky film prek përplasjen mes traditës dhe modernes dhe dhimbjeve që shkakton bashkëjetesa mes kulturave", shkruan “Screen Dail. Aktori kryesor i filmit është Arben Bajraktaraj me origjinë nga Kosova, i cili jeton në Paris dhe ka luajtur deri në Hollywood me filma si "Harry Potter" e "Taken". Në rolet e tjera interpretojnë Esela Pysqyli, Bruno Shllaku, Irena Cahani, Osman Ahmeti, Muzbajdin Qamili, Virus Shala, etj. Filmi rrëfen historinë e Besnikut një bariu, besimtar i devotshëm mysliman, i cili zbulon që xhamia e vjetër e fshatit të vogël ku ai jeton, në Veri të Shqipërisë mes Alpesh, ka qenë dikur kishë. Ky zbulim hap debate të zjarrta në komunitetet e ndryshme fetare që jetojnë aty. Më herët regjisori Budina është shprehur se filmi bën fjalë për një vlerë unikale të shqiptarëve e rrallë në të gjithë botën, bashkëjetesën fetare. “Streha mes reve” është xhiruar në bjeshkët e malësisë së Gjakovës në Valbonë e Dragobi afër Bajram Currit. Filmi është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë dhe prodhuar nga producentja Sabina Kodra (Era film) në bashkëprodhim me RTSH dhe Cristian Nicolescu, Rumani (Digital Cube).

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...