“Luftim e Mundim”, për fillimin e Luftës së Dytë Botërore në muze

E Enjte, 19 September 2019 14:06

Në Muzeun Historik Kombëtar u hap ekspozita me titull “Luftim e Mundim”. Ky aktivitet organizohet me rastin e 80-vjetorit të fillimit të Luftës së Dytë Botërore dhe vjen si bashkëpunim midis Muzeut Historik Kombëtar dhe Ambasadës së Republikës së Polonisë në Tiranë. Të ftuar në ceremoninë e hapjes ishin personalitete të shumtë si, diplomatë dhe ambasadorë të akredituar në Tiranë, politikanë të ndryshëm, historianë dhe personalitete të fushës së artit dhe të fesë. Ekspozita përmbante foto dhe materiale të ndryshme historike. Ekspozita që në ditën e parë të hapjes u përcoll me interesin e të pranishmëve, por me shumë rëndësi ishte dhe nga historianët. I pranishëm në ekspozitë, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar dr. Dorian Koçi ndër të tjerash theksoi se nga lufta Polonia pasoi dëme të mëdha njerëzore, por edhe materiale. "Kujtesa jonë kolektive për tragjedinë e Luftës së Dytë Botërore bashkon brezat dhe mbetet një shprehje respekti maksimal për sakrificat e paraardhësve tanë. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Polonia pësoi dëme të mëdha materiale dhe njerëzore. Mjaft polakë u vranë në ekzekutime publike, ata u pushkatuan, u ekzekutuan duke u djegur të gjallë, ndërsa mjaft polakë të tjerë u asgjësuan në dhomat e gazit. Rreth 6.000.000 qytetarë polakë humbën jetën në Luftën e Dytë Botërore", u shpreh në fjalën e tij drejtori Dorian Koçi. Ambasadori i Republikës së Polonisë në Tiranë z. Karol Bachura, mes të tjerave u shpreh se ekspozita tregon historinë e popullit polak. Në fjalën e tij ambasadori Bachura tha se lufta shkaktoi miliona viktima. "Në agimin e 1 shtatorit të vitit 1939 ushtria gjermane pushtoi Poloninë, duke filluar Luftën e Dytë Botërore. Lufta fillimisht u përhap në Evropë dhe më pas u zgjerua në gjithë botën, duke çuar në katastrofën më të madhe në historinë e njerëzimit, duke shkaktuar disa miliona viktima të pafajshme. “Luftim e Mundim” tregon historinë e luftës së popullit polak kundër regjimeve totalitare, për liri dhe heroizmin për të shpëtuar të tjerët, guximin e ushtarëve dhe popullit të thjeshtë, vëllazërimi i armëve dhe lufta për lirinë vendeve të tjetra - të gjitha këto meritojnë përkujtimin tonë”, u shpreh ambasadori Karol Bachura gjatë ceremonisë së hapjes së ekspozitës në Muzeun Historik Kombëtar. Kjo ekspozitë do të qëndrojë për disa ditë në Muzeun Historik Kombëtar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...