Ndahet nga jeta Xhoni Athanas, “Skënderbeu” i paharrueshëm në opera

E mërkurë, 02 October 2019 15:18

Është ndarë nga jeta dje në moshën 94-vjeçare, artisti i njohur Xhoni Athanas. Artisti i lindur në SHBA nga prindër emigrantë shqiptarë, erdhi në moshë të vogël në Shqipëri. Studimet do t’i kryente në Konservatorin “Çajkovskij” në Moskë, për kanto.

 

Në vitin 1957 Athanas kthehet në Shqipëri për t’u bërë pjesë e jetës kulturore të vendit deri në vitin 1995, kohë kur largohet për në vendlindje Masaçusets, SHBA. Për të janë shprehur se epërsitë e tij vokale e interpretative, siguria dhe vetëbesimi në skenë kanë sjellë përjetime emocionale gjatë gjithë shfaqjeve. Në mënyrë të natyrshme e pa as më të voglin sforcim, me një zë të përsosur e me një lojë në perfeksion, ai diti të shprehë të gjitha pikat kulminante të rolit, kontrastet dhe përmbajtjen ideore e dramaturgjike të kësaj opere madhore. Skënderbeu e ngriti Xhonin në piedestalin e arritjeve të tij artistike, pasi ai diti të krijojë një figurë të studiuar aq mirë prej tij, sa kur vinte përkrenaren, pelerinën dhe shpatën, dukej si një Skënderbe i vërtetë, si një hero madhështor.

Modifikuar më E mërkurë, 02 October 2019 15:30
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...