"Të pavdekshëm", albumi i The Beatles më i shituri edhe pas 50 vitesh

Premte, 04 October 2019 21:29

Albumi i famshëm "Abbey Road" i The Beatles ngjitet përsëri në vendin e parë si albumi më i mirë në Britani edhe 50 vjet pas publikimit të tij.

Katërshja "fantastike" siç njihen ndryshe rimorën vendin e parë duke vendosur edhe një rekord prej 50 vitesh hapësirë mes datës së publikimit dhe çmimit të fituar.

Me anë të një postimi në Twitter, këngëtari kryesor i bandës The Beatles, Paul McCartney shprehet:

"Nuk mund ta besoj që edhe pas kaq vitesh Abbey Road jeton akoma"

Abbey Road fitoi çmimin best-selling këtë javë në Britani, duke shitur mbi 9000 kopje. Madje ajo rrëzoi nga "froni" albumin Why Me? Why Not? të Liam Gallagher.

Albumi i fundit që bashkoi The Beatles ishte pikërisht Abbey Road. Pas tij u publikua dhe Let It Be por ajo ishte regjistruar më parë. Për shkak të disa mosmarrëveshjeve brenda grupit ajo u publikua vetëm një vit më pas.

Ndër këngët më të njohura që përmban Abbey Road mund të përmendim Something dhe Octopus's Garden.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...