Teatri Japonez “Noh” magjeps publikun e Tiranës

Hënë, 07 October 2019 17:22

Në kuadër te edicionit të 13-të të festivalit “Takimet Muzikore të Dy Botëve”, publiku shqiptar u njoh për herë të parë me magjinë e Teatrit japonez “Noh”. Për gati dy orë, pjesëmarrësit kanë shijuar interpretimin e artistëve, nën shoqërinë e instrumenteve tradicionalë dhe lëvizjeve karakteristike, që janë pjesë e Trashëgimisë Botërore Jomateriale, mbrojtur nga UNESCO.

Teksa titrat shfaqeshin në ekran, në skenë nisi të luhej drama e një peshkatari, që një ditë të jetës së tij gjen mantelin e një zane, të cilin ia rikthen, duke e bekuar gjirin ku ai jetonte me lutjet e saj për bukuri dhe shpresë.

Ndërsa drama “Merimanga e tokës” kishte në fokus një Lord, I cili sëmuret në mënyrë të mistershme dhe vizitohet një natë nga një merimangë monstruoze. Sulmit te saj, Lordi I përgjigjet me shpatën e tij. Në lojë hyn më i besuari i Lordit dhe njerëzit e tij. Ai zotohet se do ta vrasë merimangën dhe gjurmët e çojnë në një guvë mali, ku ai i jep fund terrorit të saj.

Gjuha e lashtë japoneze, kombinuar me këtë formë arti qe orvatet mes traditës dhe modernes, rrëfeu për publikun se si jeta triumfon, apo se si arti ndërton ura komunikimi mes nesh, por dhe me ata që ndodhen në botën tjetër..

“Unë jam shumë i kënaqur që dhe publikut shqiptar i krijohet mundësia të njoh traditën tonë të dramës, Noh, atë traditë që familjet tona në shumë breza e kanë praktikuar, e kanë ndjekur, kush më shumë e kush më pak, por askush nuk e ka harruar, ndaj dhe jam shumë i gëzuar që dhe në Shqipëri mbërriti, Noh”, u shpreh për publikun Ambasadori i Japonisë në vendin tonë, Makoto Ito.

Falë interpretimit dinjitoz, kostumeve shumëngjyrëshe që i përshtateshin pjesëve dhe i që i shoqëronin, teatri Noh mori duartrokitje nga publiku shqiptar.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...