Antonio Banderas ende i dashuruar me ish bashkëshorten Melanie Griffith: Do ta dua deri në vdekje

Diel, 20 October 2019 10:48

Aktori i famashëm Antonio Banderas u nda nga Melanie Griffith në vitin 2015 pas gati 20 vjet martesë.

Por aktori gjithmonë do e dojë ish-gruan e tij të dytë.

“Melanie nuk është më gruaja ime, por unë mendoj se ajo është shoqja ime më e mirë,”-tha 59-vjeçari për People. “E dua dhe do ta dua deri në ditën kur të vdes. Ajo është familja ime.”

Banderas dhe Griffith janë prindër të një vajze 23-vjeçare, Stella e cila thitë se ka trashëguar nga prindërit e saj kreativitetin e tyre.

 

“Nëse do të kisha një jetë të dytë, unë do të doja të ndaloja atje. Ndoshta vajza ime është jeta ime e dytë,”-tha aktori.

Banderas, fituesi dy herë i cmimit Emmy ndihmoi Griffith të rriste vajzën e saj Dakota Johnson, që e kishte me burrin e parë Don Johnson dhe djalin Alexander Bauer, të cilin e kishte me burrin e dytë Steven Bauer.

“Unë isha aty për ta sepse e doja nënën e tyre dhe ata ishin pjesa më e rëndësishme e asaj që erdhi me Griffith,”-shtoi Banderas. “Shumë shpejt ata e kuptuan këtë. Më quajtën Paponio, një përzierje mes Baba dhe Antonio.”

Ylli i Hollywood vazhdon akoma të kalojë pushimet me 59-vjeçaren dhe të gjithë fëmijët e tyre.

Login to post comments

Lajmet e fundit

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Politikë

Çfarë do bëhet me dosjen ‘Xibraka’!

Nga Flamur Vezaj: Dosja ‘XIBRAKA’ nuk ka vetëm emrin e Olsi Ramës! Aty ka edhe plot te tjerë, te njohur e te panjohur, biznesmen, ndërtues, kriminel e krerë bandash qe veprojnë akoma...

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Politikë

Dosja ‘5D’/ Zef Preçi: Skemë e ngjashme me inceneratorët, djajtë kanë dalë nga shishja

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, e konsideroi si një skemë të ngjashme me atë të inceneratorëve, atë të krijuar nga drejtorët e Erion Veliajt me kompaninë ‘5D’. Për emisionin “Task Force”...