×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Alarm/ Gondolat e famshme të Venecias po zhduken, turizmi italian në vështirësi

E Enjte, 19 Prill 2018 16:54

Gondolat, varkat turistike në rrugët ujore të Venecias janë ikona romantike dhe simboli i qytetit italian. Të prodhuara për herë të parë në shekullin e 19, gondolat unike tani janë në rrezik nga zhdukja. Disa thonë se ato janë viktimë e një brezi të ri që duket më pak i interesuar në ruajtjen e këtyre varkave të veçanta. Por, siç njofton korrepondentja e Zërit të Amerikës, një punishte në këtë qytet ia ka vënë mision vetes për të prodhuar dhe ruajtur gondolat për brezat e ardhshëm.

Gondolat u japin turistëve pamje të paharrueshme të qytetit të bukur të Venecias. Rreth 400 prej tyre lundrojnë nëpër kanalet e qytetit.

“Kam dëgjuar se gondola është objekti më i fotografuar në botë dhe kjo më bën të lumtur”, thotë Roberto Tramontin, i kompanisë “Tramontin & Figli”.

Roberto është marrë me ndërtimin e gondolave në punishten e tij për 48 vjet, një biznes familjar që e themeloi stërgjyshi i tij në vitin 1884.

“Ai hapi punishten e tij kur ishte 32 vjeç, pasi mori njohuritë dhe aftësitë nga mjeshtrit e asaj kohe”, thotë ai.

Ndërtimi i një gondole merr rreth dy muaj. Duke përdorur tetë lloje druri, varka montohet me kujdes me 280 pjesë të përgatitura me punë dore. Dërrasave u jepet forma duke i njomur me ujë, dhe përmes përpunimit të tyre në zjarr pas procesit të tharjes.

Për të ruajtur origjinalitetin e tyre, punishtja e Tramontin-it ende përdor matje tradicionale veneciane. Sistemi metrik nuk hyri në përdorim në Itali deri në fund të shekullit të 19-të.

“Kur erdha këtu solla një vizore metrike druri, por shumë shpejtë mësova se në këtë punishte nuk përdoret centimetri, por këmbët veneciane”, thotë zdrukthtari Matteo Tamassia.

Kërkesat për gondola tradicionale kanë rënë me kalimin e viteve. Në vitet 1960, punishtja e Tramontin-it prodhonte tre gondola në ditë, por tani, ajo prodhon vetëm një në vit.

Por, mjeshtëria që zbatohet në prodhimin e çdo varke vlerësohet nga pronarët krenarë të produkteve të prodhuruara nga Tramontini.

“E veçanta e gondolave të Tramontinit është manovrimi i lehtë. Ajo lundron me lehtësi dhe ka një formë dhe siluetë unike”, thotë Alessio Trentin, pronar gondole.

Por, Tramontini shpesh mendon për fatin e këtyre anijeve krenare veneciane.

“Gjithmonë do të ketë diçka të zezë që lundron në Venedik, të zbukuruar mirë, që do ta quajnë gondola. Por nëse jo, atëherë ndoshta do të ketë varka plastike ose gomone”, thotë ai.

Një gjë është e sigurtë thotë ai: gondola e Tramontinit do të vazhdojë të prodhohet njësoj si paraardhëset e saj, me vëmendje të madhe ndaj detajeve dhe traditës.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...