×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

“Hello, my name is Tirana”, ekspozita e kulturës shqiptare në Bukuresht

Tuesday, 24 Prill 2018 18:23

 “Hello, my name is Tirana”, një ekspozitë me 40 fotografi bardhë e zi që pasqyron historinë dhe kulturën e kryeqytetit shqiptar u çel në Bukuresht, Rumani.

Ekspozita vjen në kuadrin e shkëmbimeve reciproke mes dy vendeve dhe ka si synim paraqitjen e antropologjisë kulturore dhe memories historike të Tiranës.

Kjo ekspozitë u organizua nga Muzeu Historik Kombëtar dhe Muzeu i Bukureshtit dhe u çel pak ditë më parë për vizitorët në Pallatin Sutu, në Bukuresht.

Është cilësuar si një ekspozitë e veçantë, që nëpërmjet një panorame prej 40 kuadrosh, bën të njohur për këdo, shqiptar e të huaj bashkë, historinë e një kryeqyteti. Por këtë herë kjo vlen më së shumti për qytetarët e Bukureshtit. Publiku i kryeqytetit rumun, por dhe më gjerë se kaq, do ketë mundësinë të njohë aspekte të ndryshme të zhvillimit të qytetit më të madh të shqiptarëve, nëpërmjet pamjeve ku shihet jo vetëm infrastruktura dhe urbanistika në zhvillim, por dhe ana etno-kulturore e një populli.

Gjithçka ka të bëjë me një panoramim ku mbizotëron tabloja bardh e zi, nxjerrë nga pelikulat e kohës. Dhe fotoja e parë daton në vitin 1920, pikërisht koha kur nga Kongresi i Lushnjës, Tirana u shpall kryeqyteti i Shqipërisë.

Në ceremoninë e hapjes ishte i pranishëm drejtori i Muzeut Historik Kombëtar, Dorian Koçi, Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Rumani, Ilir Tepelena, drejtori i Muzeut të Bukureshtit, Prof. Dr. Adrian Majuru, si edhe shumë personalitete të Bashkisë së Bukureshtit dhe artit e kulturës rumune.

Gjithashtu, para hapjes së ekspozitës u shfaq dhe një koncert me pjesëmarrjen speciale të sopranos Arlinda Morava dhe Ansamblit të Universitetit të Arteve në Tiranë, drejtuar nga maestro Lorenc Radovani.

Muzikë e zgjedhur nga autorë të njohur rumunë dhe këngë qytetare korçare përbënin repertorin e këtij koncerti, i cili e bëri spektatorin në plate të duartrokiste fort për interpretimin mjeshtëror të sopranos dhe orkestrës që e shoqëronte. Këtë herë janë fotot dhe dokumente shqiptare që janë ekspozuar në Bukuresht.

Ekspozita “Hello, my name is Tirana” me 40 fotografitë e saj në bardh e zi, do të qëndrojë e hapur deri më 13 maj 2018.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...