×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Pseudofeministët e epokës sonë

Diel, 29 Prill 2018 14:13

Lëvizjet feministe kanë bërë dhe vazhdojnë të bëjnë fushatë për të drejtat e grave, duke përfshirë  të drejtën për të votuar, për të mbajtur poste publike, për të punuar apo për të pasur  pagesë të barabartë me burrat. Pavarësisht se krenohemi me iniciativa të tilla, kjo nuk do të thotë që ka pasur arritje.

Gabohemi kur themi se: meqë shoqëria ku jetojmë është mjaft e emancipuar dhe përparon çdo ditë, pabarazia gjinore duket se po venitet. Është i gjithi një kamuflim i mirëoraganizuar me të cilin  ushqejnë veten gjithë pseudofeministët(zakonisht meshkuj), me pretendimin se po tregohen mendjehapur.

Vështirë se do të mirëkuptonit një akuzues të feministëve , në një kohë kur numri i tyre është relativisht i vogël dhe disa prej jush madje do më kundërviheshin duke thënë se më mirë pak se sa fare. Çdo njeri i arsyeshëm që e njeh si fenomen, arrin ta kuptojë se gjithçka që kemi bërë për feminizmin  deri  më sot,  është që e kemi cunguar atë, shtrembëruar, deri në atë pikë sa që po të na riprezantohej po neve i njëjti term, ndoshta nuk do ta mbështesnim më.

Njëri kah flet e çirret duke e konsideruar qesharak lëvizjen bashkë me njerëzit që e mbështesin atë. Pjesa tjetër, që e konsideroj akoma më të rrezikshme, janë “poetët „ që himnizojnë nënën, motrën, bijën, duke dalë komplet jashtë konteksit dhe duke i dhënë fenomenit një konotacion krejt tjetër nga origjinali.

“Duaje se të ka bërë kokën! Kujdesu se dhe ti ke motër! Do të të vinte mirë ty po t’i ndodhte vajzës tënde kështu?! Duaje se ajo të ka larë, të ka gatuar, është kujdesur për ty kur ke qenë sëmurë etj etj etj! ”

Janë fjali të tilla banale që qarkullojnë nëpër grupe feministësh në rrjete sociale. Padija sjell keqinterpretimin apo anasjelltas, kjo nuk ka shumë rëndësi. Shqetësues është absurditeti me të cilin njerëzit e trajtojnë sot këtë temë.

Në asnjë pikë të kërkesave, të cilat  mund të ketë një femër që e do lirinë, nuk bën pjesë hyjnizimi apo ngritja në piedestal. Një pretendim i tillë narcist do ishte qesharak. Ajo që kërkohet është barazi prej vërteti, nga ajo që mund ta shohësh, prekësh dhe ta përjetosh çdo ditë.

Interesi i drejtpërdrejt që i vihet lidhjeve me femrat e mundshme, përdhos mes të tjerash dhe rolin e nënës apo motrës(temë komplet tjetër kjo) me përdorimin kaq të shpeshtë të togfjalëshit “Duaje sepse”. Ajo që s’kuptohet është se ne nuk duam “të na duan” por duam të jemi të barabartë. Janë dy kërkesa të ndryshme sepse nëse kërkoj të më duash, do të thotë që unë po marr diçka prej teje, ndërsa barazia më takon dhe s’ka pse të ma huazojë dikush tjetër.

Çfarë duhet të ndodhi me femrat që nuk kanë statusin nënë, që nuk janë motra të një vëllai ose  nuk janë ‘gruaja e filanit’? Pse nuk ka poezi për to?..

Duhet ta ndalojmë këtë revanzh që i është vënë pseudofeminizmit nga padija dhe që qarkullon si prodhim i imituar keq, para se qëllimi i pastër fillestar t’i humbasë rrënjët një herë e përgjithmonë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...