Nga Shkodra në Sarandë, shpallen 21 festat e sezonit veror

Diel, 29 Prill 2018 20:31

Gjatë edicionit të dytë të aktivitetit “South Outdoor Festival – Himara 2018”, organizuar nga GIZ këtë fundjavë në Vuno, Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, së bashku me Ministrinë e Turizmit dhe e Mjedisit shpallën 21 festat fituese, që do të mbështeten nga këto institucione, gjatë tre muajve në vazhdim.

21 festat fituese do të zhvillohen në 21 nga fshatrat e përzgjedhura të programit “100 fshatra”, duke synuar kështu rifreskimin dhe zgjimin e potencialeve të fjetura të traditave dhe dokeve tona, promovimin e turizmit kulturor dhe rural, ushqimin dhe mbi të gjitha prodhimet tona tradicionale.

festat-lokale-e1524995993331.jpg

Për ministrin e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Niko Peleshi promovimi i një dimensionit të ri, i një infrastrukture të re alternative, për të bërë turizëm në Shqipëri, është rruga më e mirë, për t’u dhënë mundësinë, si turistëve të huaj dhe atyre shqiptarë, të shijojnë traditën e mrekullueshme të Shqipërisë.

“Iniciativa jonë për festat lokale, nuk tenton të marrë rolin dhe misionin që bashkitë kanë për të organizuar jetën sociale kulturore, ekonomike në zonat e tyre, por është vetëm një “provokim”. Është vetëm një ngacmim i nervit të zhvillimit të fshatrave dhe qyteteve tona”.

Gjatë fjalës së tij ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, theksoi idenë e krijimit të një politike të re, në qasjen për promovimin e turizmit, veçanërisht atij rural.

“Duam ta ngremë një traditë. Bëhet fjalë për një dimension të ri që duam t’i japim turizmit sot, dimensioni i promovimit të një vlerë shumë të madhe që kemi në çdo fshat të Shqipërisë, të çdo krahinë të vendit tonë, që janë traditat e brendshme, të cilat ne duam t’i promovojmë, që realisht ato t’i japim vlera zonës, komunitetit, por të japin dhe vlera për njerëzit që duan të shijojnë më shumë turizëm në vendin tonë. Ne kemi disa kohë që e kemi lancuar këtë projekt edhe në kuadër të 100 fshatrave, që ministri i Bujqësisë, e ka shumë si produktin e vet, që të kemi mundësi të promovojmë zonat rurale të vendit.”

Konkursi “Festat lokale” i cili u hap para 3 javëve, kishte për qëllim zgjimin e aktiviteteve në fshat, duke bërë protagoniste, festat lokale, si një mundësi për të gjeneruar ekonomi lokale, për krijimin e një dimensioni te ri të një turizmi shqiptar dhe për të bërë të njohura zonat tona. Në këtë kompeticion, numri i aplikantëve arriti në 63, ku morëm pjesë bashki së bashku me shoqata dhe organizata të ndryshme.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...