2011 | Aurela Gaçe, kur shqiponja fluturon ulët...

E mërkurë, 02 May 2018 11:28

Historia e Eurovizionit vijon me një këngëtare të shquar, fituese e tre çmimeve të para e disa çmime të tjera në festivalet e këngës në RTSH, Aurla Gaçe. Edhe Aurela u “thirr” me urgjencë nga larg, SHBA, për ta përfaqësuar vnedin tonë në Eurovizion, si një zë i plotë, potent, një këngëtare që di ta zotërojë skenën dhe që të ngjall emocione live. Por e kaluara ka treguar se jo gjithmonë këngëtarë me emra ia kanë dalë, madje ka pasur raste që nuk janë pozicionuar keq, kjo jo për faj të tyre, por të krijimit, që edhe në këtë rast, me gjithë respektin për Saraçin, kënga e tij ngelet në një nivel mesatar. Madje shkoi kot edhe gjithë ai mund, në veshje, në klip, apo regjistrim deri në Los Angelos. E keqja e madhe është se festivali i fundivitit është katandisur vetëm për të gjetur një këngë, që të jetë diku më lart se të tjerat, pa bërë ndonjë dallim, një këngë që duhet të përfaqësojë vendin. Kaq, të tjerat harrohen, thjesht për statistika. Fakti se që pas festivlait të 40, 41 të këngës në RTSh, asnjë këngë nuk ka mbetur në kujtesën e dëgjuesit, sa si tekst (jo e jo) por as si vijë melodike. Edhe këngët e Aurela Gaçes mbahen mend edhe sot, ato të kënduara në vitet 90-të, madje edhe ato fituese në 1999 e 2001, ndërsa këngët e reja në festivale, shumë pak, madje as kjo që përfaqësoi vendin tonë në Eurovizionin Duseldorfit, Gjermani. Më 10 maj 2011 Aurela Gaçe intepretoi në anglisht  “Feel The Passion”, versioni shqip i së cilës ishte “Kënga ime”, një kompozim i Shpëtim Saraçit me tekst të Sokol Marsit. Pas tre kalimeve në natën finale rresht, erdhi radha e Aurela Gaçes që të ngecte. Kënga e saj u pozicionua e 14 në gjysmëfinale dhe mori 47 pikë.  Pavarësisht paraqitjes së saj skenike, një shqiponjë në skenën e Dyseldorfit, interpretimit me shpirt, kënga nuk e bindi as jurinë, as publikun e as shqiptarët, fatkeqësisht!

Në Gjermani fitoi kënga nga Azerbaixhani./55news.al/

F.Slatina

Modifikuar më E mërkurë, 02 May 2018 11:34

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...