2012 | Suksesi i Shqipërisë ka emrin Rona Nishliu

E Enjte, 03 May 2018 10:31

Askush nuk e besonte se Rona Nishli do të fitonte Festivalin e 50-të të Këngës në RTSh. Ashtu sikurse nuk e besonte kush se mund të pozicionohej aq lart në Eurovizion. Rona i  befasoi të gjithë, edhe kritikët, edhe fansat e muzikës, edhe kolegët, madje edhe të huajt. “Suus” është dhe do të mbetet një ndër këngët që Shqipëria, prezantoi denjësisht në Eurovision. Ndoshta do të kalojnë edhe ca kohë që rekordi i saj të thyhet, por nuk ka gjasa të ndodhë këtë vit. E intepretuar me mjeshtri, pika më e fortë e kësaj kënge, nga Rona Nishliu, me tekst të vetë këngëtares dhe me muzikë të Florent Boshnjakut, “Suus” arriti të jetë një ndër intepretimet më të bukura të Eurovision 2012, që u mbajt në Baku të Azerbajxhanit. E vlersuar me nota pozitive nga kritikët e muzikës botërore, “Suus” arriti të fitonte vendin e dytë në gjysmëfinale dhe vendin e 5-të në Finalen e Madhe, me 146 pikë, pozicionimin më të madh që Shqipëria ka marrë deri tani në finalet e historisë në Eurovision. Në këtë edicion të “Eurovisionit”, pikët për çdo këngë u akorduan të ndara në 50% nga votat e publikut dhe 50% vendimi i jurisë së përzgjedhur në çdo vendit.  Kënga “Suus” grumbulloi në total 146 pikë, të ardhura nga:

Votuan Shqipërinë me 12 pikë – Maqedonia, Italia, Zvicra, San Marino

10 pikë – Belgjikë, Greqi, Mali i Zi

8 pikë – Austri, Hungari

6 pikë – Gjermani, Bosnje-Hercegovinë, Finlandë

5 pikë – Kroaci, Danimarkë, Turqi

4 pikë – Bullgari, Qipro

3 pikë – Gjeorgji, Slloveni

1 pikë – Serbi, Letoni, Maltë, Rumani, Suedi

Fituesja e “Eurovisionit” të zhvilluar në Baku, Azerbajxhan, u shpall ndërkohë këngëtarja Loreen, nga Suedia, e sfiduar vetëm nga grupi i gjysheve ruse, që surprizoi të gjithë duke u rënditur në vendin e dytë me një këngë folklorike./55news.al/

Flori Slatina

Modifikuar më E Enjte, 03 May 2018 10:36

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...