KLSH sjell në shqip librin "Simbolet polake"

E Enjte, 03 May 2018 18:08

Audituesit shqiptarë kanë sjellë në gjuhën shqipe botimin Simbolet e Polonisë, një shenjë falenderimi për mbështetjen që ky shtet ka dhënë ndaj KLSH.

Në libër prezantohen 100 fakte dhe ngjarje që simbolizojnë shtetin e Polonisë. Kreu i KLSH, Bujar Leskaj tha se libri është një vlerë e jashtëzakonshme për Shqipëtarët.

Bujar Leskaj: Libri 100 simbolet polake mbart për lexuesin shqiptar vlerat e jashtëzakonshme njohëse të Polonisë, të shpirtit polak të paepur për liri, të kulturës, artit, traditave, thesarave historike arkeologjike, ekologjike, ekonomike dhe shkencore të këtij vendi të madhe të Europës dhe Botës, mik i Shqipërisë dhe i shqiptarëve. Ai është një udhëtim në kohë mbi vendet më tërheqëse, doket e një kombi, ngjarjet më tipike, krijuesit më përfaqësues dhe personazhet që nuk shlyhen kurrë në kujtesën e tij.

Ambasadori polak në Shqipëri u shpreh se ky libër vjen në një ditë të shënuar për shtetin që ai përfaqëson, me rastin e 227 vjetorit të miratimit të kushtetutës së parë.

Ambasadori polak në Shqipëri: Për ne botimi i këtij libri në këtë datë është special, pasi në 3 maj 1791 në Poloni është miratuar Kushtetuta e parë dhe ky ishte një dokument i parë i këtij lloji për shtetet në Europë. Në libër prezantohet 100 simbolet më të rëndësishme polake.

Polonia ka ndihmuar ndër vitet KLSH në përmirësimin e standardeve audituese.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...