Kristaq Mitro: Ministria e Kulturës e QKK të rikthejnë festivalin mbarëkombëtar të filmit shqiptar!

Premte, 04 May 2018 16:39

Festivali i filmit shqiptar është harruar nga institucionet, nuk po kujtohen që tradita e tij ka nisur që në vitin 1976. Festivali i 13 i filmit shqiptar u zhvillua në nëntorin e viti 2012, por që nga ajo kohë e deri tani në 2018 sipas kineastëve të njohur askush nuk është kujtuar për festivalin. Ata pohojnë se është përgjegjësi kryesore e Ministrisë së Kulturës, e cila duhet të mendonte organizmin e tij. Me kritika të ashpra regjisori i njohur Kristaq Mitro pohon se nëse përmendet festivali i filmit shqiptar, në Ministri të Kulturës as duan t’ia dinë. “Festivali i fundit u zhvillua në 2012, më pas nuk përmendet. Është koha për festivalin mbarëkombëtar të filmit shqiptar. Ministria e Kulturës duhet të ndihmojë QKK të zhvillojë një festival filmi të tillë, sepse ai nuk duhet të bëhet me buxhetin e qendrës. Nuk mundet dot vetë QKK ta zhvillojë  festivalin ku të jenë pjesëmarrës dhe filma me regjisorë shqiptarë nga Kosova apo dhe Maqedonia. Por pyetja ime është a e bën dot kjo ministre Kulture festivalin? Ministrja që nuk do ta dëgjojë, jo më ta shikojë filmin shqiptar me sy? Dihet çfarë ka bërë deri tani ministrja për artin, asgjë. Ministresha nuk ka fare ndërmend të merret me filmin shqiptar. Edhe se njeh në fakt nuk ka faj”, pohon regjisori Mitro në reagimin e tij. Kineastët shqiptarë që ndër vite në ekranin e kinemasë kanë prezantuar filmat shqiptarë pohojnë se një festival i tillë do ti shërbente kinematografisë shqiptarë  dhe për të parë nivelin e filmit. “Ministresha teatrin e shkatërroi, jo më të njohë dhe filmin. Puna është që nëse nuk ke histori nuk të përfill më njeri. Një festival filmi shqiptar, një festival mbarëkombëtar është i munguar, duhet të ishte zhvilluar. Festivali sjell një ballafaqim dhe shikohet se ku jemi me filmin shqiptar. Tani flitet vetëm në kafene lart e poshtë dhe nuk ka as kritikë. Mund të grumbullohen njerëzit të flasin, të thonë një mendim , një opinion ”, pohon regjisori i njohur Kristaq Mitro. Sipas tij duhet të mendohet për një festivali filmi dinjitoz. “Besoj nga festivali i fundit deri tani mund të ketë rreth 30 filma artistë të gjatë e të shkurtër. Por dhe nga këta duhet të zgjedhësh duhet seleksionim dhe nivel. Jo një festival sa për të kaluar radhën, por për të parë ku jemi, ku kemi dështime, çfarë mund të bëhet më mirë.”, pohon regjisori Kristaq Mitro.

Me të njëjtin mendim është dhe regjisori Saimir Kumbaro. Kritikat ndaj Ministrisë së Kulturës për festivalin dhe filmin shqiptar janë dhe nga regjisori Kumbaro. “Kanë kaluar disa vite, madje duhet të ishte zhvilluar më herët festivali kombëtar i filmit. Ministria e Kulturës ç’të thuash? Një gjë që ka bërë mirë për artistë dhe kineastët nuk kemi. Festivali krijonte ndjenjën e garës, rriste ambicien profesionale, rriste cilësinë e filmit etj. Unë tani jam për një festival filmi mbarëkombëtar që të kemi të ftuar dhe Kosovën, por pse jo dhe ata që janë me regjisorë shqiptarë nga Maqedonia”, pohon regjisori Saimir Kumbaro. Më tej ai vijon se në traditën e tij festivali i filmit shqiptar ka qenë i përcaktuar për zhvillimin sipas viteve, por me ndërrimin e sistemit filluan problemet. “Festivali para viteve ‘90 zhvillohej një herë në dy vjet, vijoi një herë në tre vjet dhe më pas një herë në 4 vjet. Në vitin 2012 ishte i fundit, por tani jemi në 2018 dhe askush nuk kujtohet. Festivali duhet të bëhet nga Ministria e Kulturës sepse formula e zhvillimit gjendet, por kush e ka menduar, asnjë. Një ministre që nuk do t’ia dijë se çfarë ndodh. Destinacioni i festivalit të jetë i përcaktuar”, pohon regjisori Saimir Kumbaro.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...