×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Nuk ka Çmim ‘Nobel’ për Letërsinë në 2018/ Akademia: Ka humbur besimi

Premte, 04 May 2018 20:25

Akademia suedeze që jep çmimet Nobel ka vendosur të mos japë për 2018 çmimin për Letërsinë, për shkak të skandaleve seksuale në të cilat është përfshirë.

Tetëmbëdhjetë gra kanë akuzuar për sulme seksuale fotografin francez, Jean-Claude Arnault, që është i martuar me anëtaren e Akademisë dhe autoren, Katarina Frostenson.

Edhe Princesha trashëgimtare Victoria e Suedisë është ngacmuar seksualisht nga Jean-Claude Arnault, bashkëshorti i poeteshës Frostenson.

Frostenson është larguar nga organizata, sikurse udhëheqësi i Akademisë dhe katër anëtarë tjerë.
Akademia ka thënë se vitin e ardhshëm do të njoftojë për fituesin e Çmimit për vitin 2018 dhe 2019.

Ky rast përbën skandalin më të madh për këtë çmim prej kur ka nisur të ndahet më 1901. Akademia ka thënë se vendimi është marrë për shkak të mungesës së besimit publik.

Disa anëtarë të akademisë kanë thënë se çmimi duhet të ndahet për të ruajtur traditën, mirëpo të tjerët kanë thënë se institucioni nuk është në gjendje për të bërë një gjë të tillë.

Përveç gjashtë viteve gjatë kohës së luftërave botërore, vetëm më 1935 nuk është ndarë ky çmim për shkak se është konsideruar se nuk ka ndonjë person adekuat për të.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...