Spartak Tili: Konkursi për Vitin e Skëndërbeut një fasadë e Kumbaros

Saturday, 05 May 2018 16:56

Kompozitori Spartak Tili është nga emrat e njohur e të vlerësuar në muzikën shqiptare. Mbi 20 vjet ka qenë pjesëmarrës në festivalet e këngës në RTSH, por një kontribut të madh ka dhënë dhe në Koncertet e Pranverës, Festivalet e Interpretuesve, Dekadat e Majit etj. Mban titullin “Artist i Merituar”. Në nëj interivstë të tij ën median e shkruar Tili analizon problemet që kanë sot artistët dhe mungesën e vëmendjes së MK e shtetit ndaj krijimtarisë muzikore shqiptare.

“Sot është shkëputur vëmendja e shoqërisë sonë nga muzika e kultivuar, ajo instrumentale, vokale, simfonike, koncertale, sepse edhe kompozitorët ngurojnë të shkruajnë, thotë Tili. Sipas tij, “nuk ka kushte ekzekutimi sot për krijimtarinë . Kjo ndodh sepse defekti kryesor është gjunjëzimi ndaj muzikës së huaj. Unë nuk jam muzikant që mohoj muzikën e huaj, e vlerësoj, por unë kam qëndrimin tim, që muzika e huaj do të zërë vlerësim nëse ti si shoqëri e vendit vlerëson muzikën tënde. Atëherë unë e konsideroj të pranueshëm edhe respektimin e muzikës së huaj, qoftë kjo dhe e gjigandëve të muzikës botërore. Problemi nis që nga institucionet tona. Është fare e pavlerësuar krijimtaria shqiptare dhe nga institucionet. Ata që drejtojnë që janë edhe muzikantë apo dirigjentë priren drejt atyre që janë të suksesshme të njohura dhe nuk iu intereson siç ndodhte para viteve ’90 të merren me një vepër të re, sepse dihet që ajo ka dhe më shumë punë”.

Në lidhje me konkurin e shpallur nga Ministria e Kulturës për vepra muzikore ën kuadër të Vitit të Skënderbeut, Tili thotë “Është më se bindëse që konkursi muzikor në kuadër të Vitit të Skënderbeut duhet të ishte hapur një vit më parë për veprat. Dihej që 2018 ishte përvjetor, dhe sigurisht që duhej të ishte shpallur më herët konkursi. Është difekt i atyre që e kanë organizuar këtë konkurs. Ministria na paska bërë thirrjen te faqja zyrtare, por zakonisht kur përdoret interneti për të bërë njoftimin në asnjë mënyrë nuk duhet hequr dorë dhe nga ftesa personale. Ka artistë që nuk e shikojnë fare faqen e ministrisë, atëherë çfarë ndodh me konkursin? Por me këtë konkurs që na paska çelur ministria veç disa muaj afat ka pak kohë për krijuesit, vetëm nëse e ka pasur x apo y kompozitor që e ka bërë dhe e ka gati. Por që të fillojnë posaçërisht për Vitin e  Skënderbeut vepra nuk ka kohë për t’u bërë një vepër madhore si opera apo baleti. Kompozitorët zakonisht kanë dhe punime që i kanë të gatshme në arkivin e tyre. Por në këto 26 vjet është kthyer në praktikë që me sa duket Ministrisë së Kulturës nuk i bën përshtypje gadishmëria dhe koha e duhur që nevojitet tek kompozitorët, nënkupton këtë që diku e ka të gatshme veprën të x apo y krijuesi dhe mund të jetë bërë marrëveshja. Ministria e Kulturës nuk inkurajon artistët. Ku do të shkojnë kompozitorët kur ti s’e inkurajon? Edhe ata projekte që bën ministria nuk e mendon si duhet. Ministrja Kumbaro u kujtua një herë në gjashtë vjet mirë që qëlloi Viti i Skënderbeut dhe harroi se kur kërkon vepra madhore duhet koha e duhur”. 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...