×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 61

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Vdekjet e dhimbshme nga bota e artit, fëmija para prindërit

Diel, 06 May 2018 10:07

Lajmi i dhimbshëm i poetes dhe shkrimtares Flutura Açka për vdekjen e djalit të saj të vetëm trishton pa masë botën e artit e kulturës. Vdekja e parakohhëshme e djalit të saj, në moshën 18-vjeçare është e parakohëshme, e  pariptur dhe e dimshme. Me qindra mesazhe ngushëllimi për poeten, për të gjetur forcën e për të përballuar këtë dhimbje të thellë. Por ky rast nuk është i vetëm në botën e letrave e të artit. Çdokush ka dhimbjen e tij por herë pas here lajme të tilla kanë qarkulluar e trishtuar me mijëra njerëz. Jo vetëm në Shqipëri, por edhe ën obtë ka me dhjetra raste të tilla.

Shkurtimisht po kujtojmë, në formë homazhi, ikjet e papritura të disa prej bijëve të personaliteteve të artit e kulturës.

Përkthyesi Abedin Preza humbi djalin e tij, të vetëm, Ervinin, hartuesi fjalorit Shqip – italisht, nëpunës në Bashkinë e Tiranës, gjatë një aksidenti në malin e dajtit.

Shkrimtari i mirënjohur Zija Çela përballoi me forcë e dhimbje ikjen para kohe, pas një sëmundje të rëndë,  të djalit ët tij të vetëm, Dritanit, në moshën 36-vjeçare përkthyes i shquar I letërsisë italiane e sidmos Buzzatit.

E dhimbshme ishte edhe humbja e djalit të  vetëm të shkrimtarit e diplomatit Visar Zhiti, Atjonit, në një aksident me motor, në moshën 19-vjeçare.

Po në një aksident me motorr humbi jetën edhe Klejdi, djali i gazetares Erestina Gjergji- Halili.

Vajza e aktorit Çun Lajçi, Bubulina, u vetvra në moshën 34 vjeçare në Kosovë, duke trishtuar botën e artit e teatrit në Kosovë e Shqipëri, pasi ishte edhe aktore e teatrit.

Aktorja e madhe Tinka Kurti mësoi me dhimbje largimin nga jeta të djalit të saj të vetëm, Zefit. I larguar prej vitesh në Kanada, ai iku nga kjo jetë para nënës së tij dhe kjo për artisten e shquar ishte dhimbje e thellë.

Së fundi Flutura Açka, poetja e shkrimtarja njofton ikjen para kohe të djalit të saj të vetëm. F.Slatina/55news.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...