Ahmet Pasha: Fatkeqësisht sot artistët nuk janë në një zë për Teatrin Kombëtar

Tuesday, 08 May 2018 13:31

Ahmet Pasha, afro 50 vjet më parë ishte pjesë e aktorëve të rinj në Teatrin kombëtar. Ishte me fat sepse kishte partnerë pedagogët, artistët më të mëdhenj të skenës dhe ekranit, ata artistë që zbrisnin çdo natë në skenën e drunjtë të Teatrit Popullor. Sot Ahmeti është në pension dhe angazhohet herë pas here në teatër, por dashurinë dhe pasionin për skenën ende e mban të ndezur, dhe ai ka qenë përherë në mbrojtje të kauzës së teatrit, së bashku me emra të mëdhenj të skenës.

“Që kur kam ardhur në fillim në teatër, në vitin 1970, që jam emëruar, siç ishte në atë kohë, ka qenë idea për të bërë një godinë të re, sepse që në atë kohë, kjo si godinë trajtohej si e amortizuar. Debati për prishjen e TK ka filluar që në vitin 1999. Që atëherë ka qenë ideja për t’u prishur kjo godinë.  Natyrisht në atë kohë kanë qenë njerëz të tjerë në krye të asaj pune. Kanë qenë emra të mëdhenj të teatrit si Vangjush Furxhiu, Agim Qirjaqi, Roland Trebicka. Unë kam qenë kryetar sindikate, natyrisht isha edhe unë në krye të kësaj pune. Ndërsa sot artistët nuk janë në një zë, por edhe një qëllim i përbashkët.  Për këtë rast duhet të ishim të gjithë një mendje. Për një godinë të mirë, të re, të teatrit të ri. Teatri ka gjithë jetën që po e vuan. S’ka një godinë, qoftë për veten e vet, qoftë edhe për spektatorin që mbaj mend këto 15-20 vite nuk e ka hequr pallton e dimrit”, thotë  Ahmet Pasha.

Për Ahmet Pashën dhe shumë emra të tjerë ky teatër ka qenë “shtëpia” e tyre e dytë.  

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...