Doli në anglisht libri Jahja Llukës "Kosova nga "Naçertanie" deri te Pavarësia (1844-2008')

E mërkurë, 09 May 2018 08:22

Nga Prof. Dr.Irna Peshkepia – Dobi

Vështrimi i ri teorik, që sjellë autori Jahja Lluka, është një risi në fushën e historisë dhe në atë të marrëdhënieve ndërkombëtare

Strategjia serbe ndër vite, për asgjësimin e shqiptarëve në Ballkan dhe qëndrimi dinjitoz i shqiptarëve kundrejt serbëve vjen përmes librit të Jahja Llukës të botuar në gjuhën angleze, 'Kosovo from "Naçertanie" to Independence (1844-2008). Doli në gjuhën angleze libri i autorit Jahja Lluka 'Kosova nga "Naçertanie" deri te Pavarësia (1844-2008'), 'Kosovo from "Naçertanie" to Independence (1844-2008)'. Kjo është një vepër në formatin e një botimi akademik dhe universitar. Vështrimi i ri teorik, që sjellë autori Jahja Lluka, është një risi në fushën e historisë dhe në atë të marrëdhënieve ndërkombëtare. Autori vjen me fakte të reja në këtë botim, duke na pasqyruar në detaje situata dhe ngjarje të historisë s'ë Kosovës, duke ilustruar gjithë strategjinë serbe ndër vite, për asgjësimin e shqiptarëve në Ballkan dhe na vendosë përpara një panorame shumë dinjitoze të qëndrimit dhe mbijetesës shqiptare kundrejt hordhive serbe. Baza e konfliktit shqiptaro -serb qëndron në mitizimin e historisë së Serbisë, sipas së cilës, çdo territor ku ka kisha e manastire serbe, është dhe duhet të jetë territor i Serbisë. Shkak i këtij konflikti është, gjithashtu,miti nacionalist serb i viktimizimit, i cili prodhon deduksionin se "serbët fitojnë në luftë dhe humbasin kohë në paqe ".Ky mit hipotetik nacionalist e ka zanafillën e ushqyerjes tek popullata serbe, hierarkia e Kishës Ortodokse të Serbisë të cilët e thelluan ketë konflikt për shekuj me radhë. Zhvillimet në Kosovë dhe konflikti i saj me Serbinë, kanë qenë dhe mbeten prioritet i shumë studiuesve,por risia e këtij libri qëndron pikërisht në faktet dhe argumentet historiko-politike,ku marrëdhëniet dhe konfliktet ndër etinike vëzhgohen në këtë studim në raport me marrëdhëniet ndërkombëtare.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...