×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Ekspozitë në 100-vjetorin e lindjes së Ibrahim Kodrës në Maqedoni

E Enjte, 10 May 2018 17:30

Të shtunën më 12 maj në muzeun kombëtar në Shkup "Chifte Hammam" , për nder të 100 vjetorit të lindjes së piktorit Ibrahim Kodra, në galerinë Maqedonisë do të mbahet një ekspozitë me veprat e piktorit të njohur shqiptar. Galeria kombëtare e Maqedonisë në Shkup në bashkëpunim me galerinë kombëtare të Kosovës dhe fondacionin “Ibrahim Kodra” kanë organizuar ekspozitë me veprat e artistit të madh shqiptar.

Ibrahim Kodra është konsideruar si piktori më i rëndësishëm shqiptar i njohur ndërkombëtarisht, por, për fat të keq Shqipëria nuk e kujtoi këtë figurë kaq të madhe të arteve figurative. GKA hesht, MK hesht, asnjë ekspozitë.  

Ekspozitën e parë në tokën arbërore e çeli në 1968 në Prishtinë, ndërsa në Shqipëri ende ishte "i panjohur". Dhe vetëm në vitin 1974 për herë të parë do të ekspozojë pikturat e tij, që kishin mrekulluar botën, që deri në fund të jetës sipas studiuesve kishte krijuar rreth 6 mijë sosh.  Për herë të fundit në Kosovë do të ekspozojë në Galerinë e Arteve të Kosovës, në vitin 2003 ku pat hapur ekspozitë personale, ndërsa që një pjesë e punimeve të tij janë në fondin e Galerisë. Po këtë vit edhe Tiranën do ta vizitojë për herë të fundit dhe poashtu për herë të fundit do të ekspozojë. Në Galerinë Kombëtare të Arteve të Shqipërisë ruhen vetëm 2 tablo origjinale të kodrës të viteve "30 dhe disa litografi, riprodhime të temës “Shqipëria fantastike".

Ndërsa, ka qenë vetëm edhe një herë më parë në Shqipëri, në vitin 1997 i ftuar nga Presidenti i Shqipërisë Sali Berisha.

Ibrahim Kodra u lind më 22 prill të vitin 1918 në Ishëm të Durrësit. Fëmijërinë e tij e kaloi në oborrin e mbretit Zog, nga i cili edukohet dhe shkollohet fillimisht në studime shkencore dhe më pas në shkollën e artit Odhise Paskali. Në moshën 20-vjeçare fiton bursën e studimit dhe niset për në Milano, për të ndjekur fatin e tij, ku regjistrohet në Akademinë e Arteve të Bukura të Breras. Nën udhëheqjen e Carra Carpi dhe Funi, piktori i ri shqiptar nis udhëtimin e tij në kërkim të njohjes, e cila më pas do ta kalojë çdo skemë dhe formulë. Në vitin 1944 Kodra hapi workshopin e tij të parë në Milano, për të vazhduar më pastaj me sukseset e njëpasnjëshme, siç ishte ai i vitit 1948 kur në "Art Club" të Romës hapi ekspozitën personale e pastaj edhe atë grupore, me ç'rast u njoftua edhe më mjeshtrin e artit Pablo Picasso. Në vitet 50, Kodra pikturoi freskat në muzetë dhe ndërtesat më të njohura të Milanos. Në këto vite në Mostra dell Disegno të Chiavariit, Kodra do të hapë edhe ekspozitat madhështore bashkë me mjeshtrit më të mëdhenj të kohës, Picasso, Rouault, Dufy, Matisse, Modigliani dhe të tjerët. Ai ka hapur edhe një mori ekspozitash individuale dhe grupore anekënd botes, si:

- Ekspozita kolektive në "Paradise" me mjeshtrit Picasso, Dali, Matta, Ernst, Levi, Panseca, Braque etj.

- Ekspozita kolektive në "Stone Gallery" në Newcastle me mjeshtrit Corneille, Gear, Gleghorn, Michaux, Millares etj.

- Ekspozitë personale në 'Princess Hall" të New Yorkut.

Në mesin e ekspozitave të tjera të Kodrës janë edhe ekspozitat e tij në Milano, Newcastle, Stuttgart, Zurich, Tiranë e Prishtinë.

Veprat e tij dekorojnë muret e Muzeut të Vatikanit, Dhomën e Deputetëve në Romë dhe koleksionet e çmuara private anembanë botës.

Në mesin e pikturave të njohura të, me të cilat është prezantuar edhe në trojet shqiptare, janë "Kompozicioni", “Muzikantët", "Lufta për pushtet", "Lufta për paqe", "Shqipëria fantastike" etj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...