×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Përkujtohet Musine Kokalari, politikania e parë që iu kundërvu me forcë diktaturës komuniste

E Enjte, 10 May 2018 18:32

Ditët e sotme po ngrenë krye fantazmat e komunizmit që fërkojnë barkun për humbjen e jetëve të fëmijëve të shkrimtareve dhe të njerëzve që luftuan kundër diktaturës më te egër.
Sot më shume se kurrë kundrejt të gjithë atyre që i bëjnë jehonë të shkuarës së turpshme e gjakatare, është momenti për të kujtuar me nderim figura të nderuara që iu kundërvunë me forcë regjimit hoxhist, siç ishte Musine Kokalari.

E ç’mund të thuash më parë për këtë grua heroinë. Ajo ishte e fortë si shkëmbi, intelektuale, politikania e parë që iu kundërvu me forcë diktaturës komuniste.
Megjithë dhunën, vrasjen e vëllezërve, gjyqin denigrues, 20 vitet burg dhe vitet e mëpasme të internimit, Musine Kokalari, deri në frymën e fundit të saj foli kundër regjimit diktatorial hoxhist, që fantazmat që enden kohërave të sotme kërkojnë ta rizgjojnë.

Duhet t’i tregojmë vendin këtyre zërave dhe të përkujtojmë njerëz të nderuar si Musine Kokalari, kjo disidente e përjetshme që jetën e saj ia kushtoi luftës kundër diktaturës dhe jo më kot qe ndër të parat figura që u nderua me në vitin 1993 nga Presidenti i Republikës Sali Berisha me medaljen “Martir i Demokracisë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...