Rama nuk duron piktor tjetër, të vdekur e të gjallë, veç vetes

E Enjte, 10 May 2018 18:53

Nga Flori SLATINA

Galeria Kombëtare e Arteve ka kohë që hesht, asnjë artisti  shquar nuk ka ekspozur së fundi. Reja ia ka zënë frymën dhe mjafton ajo si “gjetja” më e bukur e Rilnidjes socialiste. Madje vizitat kanë rënë aq shumë në GKA saqë sot ajo është në vendin e fundit nga insitucionet e kryeqytetit që nuk vizitohen nga publiku.

Për Ramën dhe gjithë ekipin e tij, nuk ka asnjë piktor tjetër, të gjallë e të vdekur, që të nderohet e kujtohet dhe t’i bëjë “karshillëk shkëlqesisë” së tij. Veç vetes së tij. Ky piktor i dështuar, që mburret me pikturat e tij dhe i jep të drejtën vetes të përdorë buxhetin e shtetit për të ekspozuar në Bienalen e Venecias e në galeri të tjera prestigjioze, ka vënë në krye të  GKA një artist nga Kosova dhe që nuk di ku është vetë jo më arti shqiptar. Në faqen zyrtare të GKA nuk ka asnjë informacion për ekspozitat e ardhme.

Si ka mundësi që të mos përkujtohet 100-vjetori i lindjes së Ibrahim Kodrës, të kalojë në heshtje një përvjetor i tillë, kur Maqedonia e kujton pas dy ditësh me një ekspozitë të madhe në Shkup?! Si ka mundësi që të mos ketë ekspzita të tjera të artisëve të shquar që janë degdisur nëpër galeri e salla private dhe nuk afrohen pranë GKA? Si nuk kujtohet kush për Fatmir Haxhiun, kishte 90-vjetorin e lindjes? Për Sali Shijakun, ka pasur 85-vjetorin e lindjes? Si nuk kujtohet kush për Odhise Paskalin, kemi 115-vjetorin e lindjes? Për Sadik Kacelin, kemi së afërmi 10-vjetorin e vdekjes. Për Kel Kodhelin, në 100-vjetorin e lindjes, etj. etj. Në kuadrin e 100-vjetorit të Skënderbeut, si nuk kemi një ekspozitë të madhe me veprat kushtuar Heroit tonë Kombëtar? Si ka mundësi që nuk ka as botime, as informacione?

Problemi qërdon jo te GKA e drejtori i saj, z. Shakolli, por te vetë piktori kryeministër, Edi Rama, që nuk duron dot artistë të tjerë, që për të janë “mediokër” dhe “démodé”. Rama Vetëm ai di të pikturojë, vetë ai duhet të ekspozojë. Të njëjtin qëndrim mban edhe me shkrimtarët, pasi që kur shkroi “Kurbanin”, ai mendon se është shkrimtari më i madh sot. Po ashtu radikal është edhe me artistët e teatrit, kërkon t’u prishë tempullin, pasi mendon se aktori më i madh sot është ai e shumë të tjera si këto që do ia kishte zili edhe diktatori... Atëherë përse na duhet GKA, institucionet e kulturës?

Modifikuar më E Enjte, 10 May 2018 19:00
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...